TEKSTESHQIP

Linda Halimi: Klipi I Ri... I Nxehtë Sa Djeg

29-8-2012
Linda Halimi: Klipi I Ri... I Nxehtë Sa Djeg
Duke mos dashur të zbuloj më shumë rreth videoprojektit "I just Wanna..." që do ta lansoj tani, këngëtarja Linda Halimi çdo ditë e më shumë poston në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook për përmbajtjen që do ta ketë klipi. Atë që ajo e ka treguar për adhuruesit e saj është mosha prej 18 vjeç që mund ta shohin këtë klip, dhe ka rrëfyer për skenat e nxehta të spotit.

Por jo më shumë, tani mbetet të kuptohet cilat janë ato skenat e nxehta në klip dhe ku dhe me kë e ka realizuar këtë klip. "OH SNAP ! I kom pa disa sekuenca t'klipit 18 + . ... Seriozisht s'jeni tu e dit cka keni me pa , M'u dasht me ndal n'gjysm se s'mujta me i shku deri n'fund teper i nxehte ;) Femrat qe i kom n'klip definitiisht ma frajerica s'i gjen , Shume femra pa komplekse I LOVE THEM" janë fjalët që Linda i ka shkruar në Facebook. Pas lansimit të klipit ajo do të zbuloj çdo detaj për adhuruesit e saj.

"Pjesët nudo normalisht që janë pjesët më të nxehta në videoklip. Shumë gjëra që kam bërë kanë qenë tabu këtu në Kosovë. Mirëpo, unë i kam bërë dhe vazhdoj t'i bëj pa ndonjë kompleks. Aq më pak kur kam përkrahjen e familjes dhe fansave të mi. Ishte koha të sjell diçka 'fresh'- të re, dhe ky është ndryshimi që kam bërë në karrierën time. Mund të them se jam e vetmja këngëtare shqiptare femër që ka femra nudo në videoklip", ka thënë këngëtarja.

Në të njëjtën intervistë, ajo ka deklaruar se në videoklip janë dy meshkuj afro-amerikanë, dy vajza serbe dhe tri vajza shqiptare.
Linda Halimi
I Just Wanna
[Teksti dhe Klipi]
(zeri / Telegrafi)

Komente 0