TEKSTESHQIP

Lindita Theodhori: “Skandali Që Nuk Më Mposhti Dot“

20-9-2015
Lindita Theodhori: “Skandali Që Nuk Më Mposhti Dot“
Ka qenë "gruaja e muajit" sa u përket lajmeve. Lindita Theodhori, edhe pse ishte tërhequr nga jeta intensive artistike, u rikthye në qendër të vë- mendjes mediatike pas akuzave të kantautorit Gjergj Leka, që aludonte për lidhje të këngëtareve të dikurshme me njerëz të fuqishëm të Sigurimit apo të RTSH-së.

Akuza këto, të cilave këngëtarja iu përgjigj fillimisht "flakë për flakë", duke e ofenduar rëndë Gjergj Lekën dhe duke e kërcënuar se është vërtet e rrezikshme, siç e kishte quajtur ai gjatë interviste.
Por, pas këtyre përplasjeve intensive nëpër media, Lindita Theodhori bëri një pauzë të shkurtër për t’u rishfaqur më e qetë dhe feminile ekskluzivisht në revistën "Psikologjia". Ajo ka treguar të vërtetat e jetës private dhe artistike të saj, e bashkë me to, edhe linjat e bukura të trupit.
E veshur me shumë klas, diva e viteve ‘70-’90 ka pozuar me një bluzë transparente, ku i duken reçipetat dhe "asetet" brenda tyre, që duket se nuk janë prekur fare nga mosha. "Prova" të tjera të trupit në formë të Lindita Theodhorit janë edhe disa fotografi ku ajo pozon me fustan të kuq të shkurtër, apo me një këmishë të bardhë me kopsë zbërthyer ku i duket paksa gjoksi.
Duket se seti i fotove të revistës, një pjesë të të cilave ajo i ka hedhur në profilin personal të Facebook-ut, janë pritur mjaft mirë nga fansat e saj, pasi e kanë mbushur me komplimente këngëtaren.
(panorama)

Komente 0