Liri Rasha: “Këndoj Për Popullin Tim“
24-4-2015
Këngët e saj kanë ngritur lartë moralin dhe nderin tonë kombëtar. Ajo, nëpërmjet zërit të saj ka pasqyruar një realitet të kohës, i cili ka reflektuar pozitivisht në shoqëri. Ashtu siç e ka emrin, është dhe vetë, e lirë dhe e mbushur me ëmbëlsi e krenari. Është kjo artistja e madhe e këngës dibrane, Liri Rasha, e cila pranoi pa hezituar të bëhet pjesë e personazheve tanë të intervistuar, duke na shpalosur kështu kujtimet e saj dhe më të rejat që priten nga vetë ajo…
Teksteshqip: Liri, na thoni kush e ka zbuluar talentin tuaj dhe na e përshkruani daljen e parë në skenë!
Liri Rasha: Unë jam rritur në një familje artdashëse dhe që në moshë fare të vogël kam filluar të këndoj, duke u munduar të imitoja fillimisht të afërmit e mi, e pastaj duke kënduar këngët që dëgjoja prej tyre. Në moshën 12 vjeçare, një nga mësuesit më kishte dëgjuar duke kënduar dhe në vend që të më pyeste për mësimin e ditës, më kërkoi të këndoja. Kjo shënoi edhe fillimin e rrugës së gjatë të artit për mua. Një vit më vonë, edhe pse isha shumë e vogël në moshë, këndova në një takim të grupeve folklorike të rrethit të Dibrës. Nuk ka dyshim që përballja me skenën dhe publikun në atë moshë përkonte një ndjesi të mrekullueshme, pasi ishte realizim i një ëndrre fëmijërore.
Teksteshqip: Si reaguan prindët tuaj kur u informuan se ju ishit një zë i duhur për këngën e mirëfilltë shqipe?
Liri Rasha: Siç shpjegova edhe më sipër, familja ime ka qenë e apasionuar pas muzikës. Unë kam patur fatin të rritem nga dy prindër të cilët më kanë mbështetur dhe përkrahur në çdo hap të jetës dhe karrierës. Për më tepër, babai im ka qenë përkrahësi më i madh dhe ishte dëshira e tij që të më shikonte të plotësuar në çdo aspekt, sidomos në muzikë.
Teksteshqip: Si variuan më pas sukseset?
Liri Rasha: Pas daljes së parë, vijuan më pas koncertet e ndryshme dhe festivalet e muzikës popullore, si në rang rrethi, ashtu edhe në atë kombëtar. Kështu, kam qenë pjesë e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës në tre edicione të tij. Pasi përfundova studimet, u emërova si këngëtare soliste në Estradën Profesioniste të qytetit të Peshkopisë. Aktivitetet me trupën profesioniste ishin të panumërta, por lodhjen për përgatitjen e tyre e largonte si me magji pritja që publiku rezervonte për ne. Në vitin 1979 kam kryer një specializim (kursin e kantos pranë Institucionit të Krijimtarisë Popullore, nën kujdesin e veçantë të pedagogëve Ramiz Kovaçi, Luçie Miloti, Ramadan Sokoli etj.) në Tiranë dhe përkrah këtyre studimeve jam angazhuar edhe me Estraden Profesioniste të Tiranës, si dhe me Ansamblin e Shtetit. Në karrierën time kam lëvizur shpesh herë nga muzika folklorike tek ajo e përpunuar dhe kam patur fatin e mirë që të vlerësohem me çmime, dekorata dhe tituj të ndryshëm, ku ndër më të shtrenjtët për mua janë titujt: "Artiste e Merituar" dhe "Mjeshtre e Madhe".
Teksteshqip: Kush ju ka përkrahur gjatë gjithë këto vite karriere?
Liri Rasha: Si gjithmonë, përkrahja fillon me personat e dashur, pra nga prindërit dhe xhaxhallarët, e deri tek familja e krijuar nga unë dhe bashkëshorti im. Megjithatë, nuk mund të mohoj që gjatë këtij rrugëtimi kam patur edhe mbështetjen e kolegëve, miqve dhe simpatizantëve të muzikës sime.
Teksteshqip: Kush janë bashkëpunëtorët tuaj?
Liri Rasha: Së pari dua të theksoj se sukseset që kam arritur gjatë karrierës, nuk janë meritë vetëm e imja, por edhe e personave me të cilët kam bashkëpunuar, siç janë kompozitorët e mirënjohur: Edmond Zhulali, Zef Çoba, Përparim Tomçini, Xhelil Ymeri, Imer Seferi, etj. si dhe poetët që kanë derdhur fjalët e shpirtit në tekstet e këngëve të mia, siç janë të mëdhenjtë Gjok Beci , Naim Plaku, Agim Doçi etj. Megjithatë, përveç personave të lartëpërmendur, nuk mund të le pa përmendur edhe muzikantët me të cilët bashkëpunoj në rastet e koncerteve apo aktivitete të tjera muzikore.
Teksteshqip: Sipas mendimit tuaj, a ka pësuar ndryshime muzika e pastër shqipe dhe si duhet të duket një artist i këtij lloji?
Liri Rasha: Muzika, si edhe çdo gjë tjetër, është në ndryshim te vazhdueshem e sidomos ajo popullore. Një faktor deçiziv në ndryshimin e muzikës është edhe ndikimi që ka tek ne muzika e vendeve fqinje. Edhe pse pranohet se muzika ka karakter dinamik, jo gjithmonë mund të jemi të kënaqur me rezultatin. Mua personalisht nuk më pëlqen transformimi me të cilin përballemi sot. Për sa u përket artistëve të muzikës popullore, nuk besoj se duhet ta përcaktoj unë se si duhet të jetë një i tillë, pasi çdo artist ka mënyrën e vet të të kënduarit, interpretimit dhe sjelljes në skenë, e janë këto tipare së bashku me talentin që krijojnë atë që quhet artist.

Teksteshqip: Liri, ju keni tre albume me vlera të mëdha për artin tonë. A keni menduar të realizoni një album të katërt?
Liri Rasha: Në ditët e sotme, ku mbizotëron teknologjia, mendoj se realizimi i një albumi ka "dalur" paksa nga moda, për arsye se të gjitha këngët aksesohen nëpërmjet internetit. Një fenomen i tillë është kthyer në problem për të gjithë artistët, pasi albumet nuk kanë më shitjet e dikurshme. Megjithatë, kam dëshirë që shumë prej këngëve të repertorit tim, të cilat janë të pashfrytëzuara, t’i përmbledh në një album bashkë me vajzën time, Ingritin.
Teksteshqip: Ju keni dhënë mjaft për këngën dibrane. Na intereson të dijmë, sa ka dhënë populli dibran për një artiste si Liri Rasha?
Liri Rasha: Populli dibran është mbështetësi më i madh dhe dhuruesi i shumë emocioneve që kanë lënë mbresa në memorjen time. Si çdokush, edhe unë do të thoja që publiku i vendit tënd është më i ngrohti, edhe pse jam duartrokitur në të gjithë skenat e Shqipërisë, por publiku dibran përveçse është i ngrohtë, është edhe kritiku të cilin nuk kam dashur kurrë ta zhgënjej.
Teksteshqip: Ishte viti 1973 kur ju morrët pjesë për herë të parë në Festivalin e Gjirokastrës, me këngën që edhe sot gjen vend në mesin tonë "Kur e përcolla Ylberin". Ç'mendim ndani për Festivalin e Gjirokastrës, ndonëse ai ka qenë si një mënyrë e mirë e ruajtjes së folklorit tonë?
Liri Rasha: Çdo gjë që evidenton pjesë të kulturës dhe traditës sonë, mendoj se duhet t’i jepet një vend i veçantë. Festivali i Gjirokastrës është aktiviteti ku shpaloset folku i të gjithë Shqipërisë, karakteristikë për të cilën ne jemi krenarë kur krahasohemi me vendet e tjera të botës. Gjithashtu, ky festival e pajis publikun me informacion të gjërë në lidhje me muzikën dhe traditat nga e gjithë Shqiptaria, duke shërbyer si një përçues i paçmueshëm i kulturës së popullit tonë, gjë e cila në ditët e sotme vërej se po venitet.
Teksteshqip: Vajza juaj Ingriti gjithashtu është një këngëtare e suksesshme. A keni qenë ju shtysa që Ingriti të pasojë rrugën e muzikës?
Liri Rasha: Një nga ëndrrat e mia ka qenë që fëmijët e mi të trashëgonin talentin e të kënduarit. Duke qenë se Ingriti është fëmija im i parë, vëreja me shumë kujdes nëse ajo kishte ndopak prirje muzikore dhe lumturia ime shtohej në momentet kur asaj i tërhiqte vëmendjen ndonjë këngë, aq sa pushonte edhe së qari. Me kalimin e viteve, edhe talenti bëhej më i dukshëm. Nuk mund të them se kam qenë unë shtysa direkte, por padyshim që kam qenë ndër faktorët ndikues, përveç dëshirës së saj për të ndjekur rrugën time, që e kam shoqëruar dhe mbështetur në çdo moment. Sot jam shumë e lumtur, pasi Ingriti realizon shumë mirë rryma të ndryshme të muzikës , pra ajo nuk limitohet vetëm në muzikën e lehtë, por këndon po aq bukur edhe muzikën popullore.
Teksteshqip: Kur do shijojmë një duet të përbashkët me Ingritin?
Liri Rasha: Në fakt, në këtë moment po punojmë për një duet të tillë dhe shpresojmë të pëlqehet nga dëgjuesit.
Teksteshqip: Nga kush përbëhet familja juaj dhe si e kaloni një ditë të zakonshme?
Liri Rasha: Familja ime përbëhet nga bashkëshorti dhe dy fëmijët. Dita ime është e njëjtë me ditën e çdo amvise tjetër, ku unë duhet të kujdesem për familjen time, shtëpinë etj.
Teksteshqip: Jeni edhe tekstshkruese e spikatur, e këtë e vërtetojmë në këngën duet me Mondin "Dëshira e nënës". Si lindi një hit i tillë?
Liri Rasha: Aftësinë për të shkruar e kam ushtruar që herët, e ndër këngët që unë kam shkruar ose përshtatur tekstin, janë: "Oj zogo", " Të më zgjosh oj nanë nga gjumi" dhe shumë nga potpuritë që kam kënduar. Në këngën që ju keni përmendur, unë kam shkruar pjesën e refrenit dhe besoj se kam pasqyruar aty edhe një dëshirë timen, si çdo nënë në fund të fundit.
Teksteshqip: Liri, ishte kënaqësi e veçantë të realizoj një intervistë me ju. Ju uroj përzemërsisht shëndet, suksese dhe krijime të reja, sepse një artiste si ju i duhet kombit tonë. Për fund, a dëshironi të shtoni diçka?
Liri Rasha: Së pari, dua t’ju falenderoj juve për intervistën e për konsideratën, si dhe do doja shumë të falenderoj të gjithë dashamirësit e këngëve të mia, por edhe të gjithë personat që më kanë mbështetur e vazhdojnë të më mbështesin në rrugën e bukur të muzikës. Faleminderit!

(Arsim Kolari/Teksteshqip.com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0