TEKSTESHQIP
Lorena Ballanca - Pema E Prerë
Lorena Ballanca
Pema E Prerë

Për këngën ka punuar si kompozitor Zinçe Mimidinoski, ndërsa tekstin e shkroi Irma Kurti.
 Fituese e çmimit “Mikrofon i arte” në Festivalin Bilbilat E Korabit 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Një ditë luaja e gëzuar
me shokë e shoqe plot,
kur një pemë të rrëzuar
unë pashë përmbi tokë.

Kush e kishte prerë
me forcë, pa mëshirë?
Degët ngjanin si krahë
që kërkonin ndihmë.

Refreni:

Zogjtë mbi ato degë
s’do ta ngrenë folenë,
gjethet nga era dridhen
të zbehta dhe pa jetë.

II.

Parkut i mungon pema,
i trishtuar duket tani.
Pemët janë oksigjen,
shëndet dhe gjelbërim.

VIDEOKLIPE

Komente 0