TEKSTESHQIP
Biografia
Babai i saj ishte marrë një kohë me muzikë dhe i binte harmonikës kur ka qenë i ri. Ai ishte oficer, ndërsa mamaja e Lorit është marrë edhe ajo me muzikë me një grup vallesh në rrethin e Korçës. Ata jetonin në Devoll kur ka lindur Lori dhe prindërit e saj janë nga Devolli i Korçës. Fillimet e saj si kengetare i pati ne moshe shume te re. Qe ne moshen 5 vjeçare merr pjese ne Fest Femijesh, ne qytetin e Korçes, ku nderohet me çmimin e pare me kengen "Tring Zilja". Me pas, nisi shkollën fillore dhe të mesme të muzikës, për flaut në Korçë. Për arsye të punës së babait, familja e Lorit u shpërngul në Durrës.

Lori është prezantuar në Festivalin "Këngët e Stinës 96" në një festival të këngës popullore në RTVSH, që ka qenë live me orkestrën e madhe të Radio Televizionit Shqiptar, ku është vlerësuar me çmimin e tretë. Filluan kërkesat e ndryshme pastaj edhe bregdetin e Malit Zi në (Ulqin). Kjo ka qene njera nder arsyet që ajo rrinte në Kosovë dhe aty e mirëpritën publiku dhe i përkrahu jashtë mase.

Aktivizohet ne shume spektakle te tjera si show, Fest te tjera e per me teper edhe si interpretuese ne konkurse poezish. "Vajza topolake", e quanin te gjithe miqte e saj dhe me syte e ndritshem, merret edhe me sportin e gjimnastikes dhe volejbollit, te cilat vazhdojne te mbeten nje hobi per Lorin. Vazhdoi shkollen e mesme artistike "Jon Kukuzeli" ne degen e Flautit, ne qytetin bregdetar te Durresit. Pas kesaj Lori ndjek nje universitet 2 vjeçar per mjekesi, por gjithmone deshira per te qene me afer njerzeve me zerin e saj, nuk rreshti kurre tek ajo dhe per kete Lori vendosi te vazhdoj rrugen e veshtire dhe te bukur te artit.Lori thote: "te jesh artiste, duhet te lindesh e tille, por te behesh nje artiste e mire, duhet nje pune shume e madhe". E shohim shpesh ne kolazhe me zerat me te dashur per publikun si Naim Krasniqi, Ramadan Krasniqi, Afrim Muçiqi, Shqiprim Kelmendin, Labinot Tahiri etj.

Pjesemarrese ne 2 maratonat e kengeve te transmetuara ne TV KLAN; Ne spektaklin "Disku i Arte"; Ne festivalin e kenges popullore nderohet me vendin e 3-te; Ne Fest i Stines" nderohet me çmimin e publikut; Ne Polifest rremben me çmimin e pare etj. Jeton në Kosovë prej vitesh dhe ja se çfare thotë per kete: "Fillimisht erdha në Kosovë për të lançuar një nga albumet e mia. Por, menjëherë pas lançimit, filluan kërkesat për koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore live, në të gjithë Kosovën. Gjithashtu kontraktova dhe një turne me shume koncerte në diasporë. Pra, fillova të lidhem ngushtë me Kosovën dhe diasporën dhe me pëlqeu jeta këtu, sepse fillova të krijoj shoqërinë time dhe miq të shumtë, të cilët më konsiderojnë si pjesë të familjes së tyre".

Ka qenë disi e vështirë për të të hynte në Kosovë, por kjo nuk do të thotë që ajo s'kishte famë në Kosovë. Kur erdhi në Kosovë, ajo sa kishte promovuar albumin e parë të saj dhe ishte viti 1999 Vetem me ty me orkestrim të Virusit pastaj kishte pasur edhe dy albume të tjera dmth. dy albume live me këngë dasmash popullore, por në këtë periudhe kishte marrë pjesë edhe në festivale të Shqipërisë dmth. para se te vinte në Kosovë.

Të gjithë e njohim si këngëtare, por përveq muzikës, Lori tregoi se ka studiuar edhe për mjekësi. Ajo tha se mjekësinë nuk e ka dashur si profesion, por e ka mbaruar për hatër të prindërve, teksa e ka kuptur që është shumë e ndjeshme për tu marrë me këtë profesion, në momentin kur ka kryer praktikën. Lori deklaroi se punën e saj nuk e bën për bakshishe, pasi ka një pagesë të kënaqshme, mirëpo gjithmonë ato janë të mirëseardhura. Sipas Lorit bakshishet nuk refuzohen, pasi sipas saj "As mbret nuk i refuzon dhuratat", mirëpo nuk është qëllimi i saj kryesor tek bakshishet, dhe as që ndodh ndonjëherë t’i këndojë dikujt enkas për shkak të bakshishit.

DËRGOI: