TEKSTESHQIP
Lorik Selmani - Fotografia
Lorik Selmani
Fotografia

Për këngën ka punuar kompozitori Antonis Vardis, për tekstin është përkujdesur Sokol Marsi, ndërsa për arranzhimin punoi Labinot Mezini.
Teksti :: Song Lyrics
Tani me ty unë më nuk jam
je nisur diku larg
fotografinë tënde e mbaj
e laj me lot ngadalë
e përkëdhel sikur je ti
më duket sikur flet
gënjehet kot ky shpirti im
është thjesht fotografi

Ti mund të ndodhesh në avion
a ndoshta në një tren
kërkon diçka që të harrosh
kokën më pas s'e kthen
por përsëri të kam përballë
edhe se ti po shkon
në mur të bardhë
e varur rri fotografia jonë

nuk të lutem më që ti të kthehesh mbrapa
ndoshta ti kërkon një tjetër dashuri
sa herë malli do ta mbysi zemrën time
do të gjej në dorë fotografinë (x2)

Kaq lehtë unë s'mundem të harroj
atë kohë që ishim bashkë
e përsëri unë e shikoj
më duket se je pranë
më dukesh kaq e bukur sot
a thua ku je ti
gënjehet kot ky shpirti im
është thjesht fotografi

nuk të lutem më që ti te kthehesh mbrapa
ndoshta ti kërkon një tjetër dashuri
sa herë malli do ta mbysi zemrën time
do të gjej në dorë fotografinë (x2)

VIDEOKLIPE

Komente 0