TEKSTESHQIP
Luan Zhegu - Shokut Tim
Luan Zhegu
Shokut Tim

Muzikën e këngës e kompozoi Agim Krajka.

Teksti :: Song Lyrics

Një mbrëmje unë në shtëpi u ktheva
U çmalla gjatë me njerëzit e mi
Tek më vështronin,
pranë ty të ndjeva
pashë sytë e tu, o shoku im
Dhe po mendoja,
pse kaq shumë të dua,
o shoku im shok edhe vëlla
I thashë unë atit tim,
mendimin tim atë natë,
ai pa folur në sy më pa
Sa të dua shoku im,
por kjo nuk thuhet dot,
dashuri e madhe,
jo s'do fjalë të mëdha
Bashkë rrisim ne fëmijët,
lulëzojmë Shqipërinë,
bashkë mbrojmë çdo çast lirinë.
Dhe më tregoi për shokun, vëlla të luftës,
që përmes plumbash
e mbajti në krahë.
Por plumbi hasmit,në ballë seç e mori,
për shokun e tij ai ra
Dhe e kuptova, pse kaq shumë të dua,
o shoku im, shok e vëlla
Unë dorën tënde,
ndjej mbi supin tim gjithmonë,
o shoku im, shok edhe vëlla
Sa të dua shoku im,
por kjo nuk thuhet dot,
Dashuri e madhe,
jo s'do fjalë të mëdha
Bashkë rrisim ne fëmijët,
lulëzojmë Shqipërinë,
bashkë mbrojmë çdo çast lirinë
Komente 0