TEKSTESHQIP
Luan Zhegu - Shokët
Luan Zhegu
Shokët

Për këngën ka punuar kompozitori Shaqir Kodra, ndërsa tekstin e mori përsipër Betim Muço.

Teksti :: Song Lyrics

Kur ishim fëmijë
ëndërronim ne të ardhmen tonë
më të bukur se çdo ëndërrim
Rrjedhin vitet shokë
sot atdheu djersë na kërkon
ndaj pas zërit t'tij ne sot vrapojmë
kjo është jeta jonë

Refreni:
Rinia jonë o shtat hedhura
me ballin lart o e bukura
me ty jam gjithmonë
ku na kërkon koha sot
Nuk ka në botë jo si jeta jonë
në rrugët e saj ecim ne o shokë
me ju jam gjithmonë
ku zëri i atdheut ne na kërkon

Sot të gjithë ne
kush në jug e kush ne veri
krahët e fortë i vemë Shqipërisë
dhe kur jemi bashkë
dorën njëri-tjetrit shtrëngojmë
dhe për veprat që sot po ndërtojmë
kemi ç'të tregojmë

Refreni:
Rinia jonë o shtat hedhura
me ballin lart o e bukura
me ty jam gjithmonë
ku na kërkon koha sot
Nuk ka në botë jo si jeta jonë
në rrugët e saj ecim ne o shokë
me ju jam gjithmonë
ku zëri i atdheut ne na kërkon

VIDEOKLIPE

Komente 0