
Luan Zhegu
Ujë Nga Bjeshkët Do Të Sjell
Ujë Nga Bjeshkët Do Të Sjell
Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori vetë këngëtari, për fjalët e këngës ka punuar si autor Agim Doçi, ndërsa orkestrues i këngës rezulton të jetë Alqi Kareco.
Teksti :: Song Lyrics
Të kam thënë...
hënë e yje do ti marr moj
do ti zbres...
dhe ti bëj për ty gjerdan moj
Mos ma mbaj
kokën mënjanë,
mijra drita yjesh ndezur janë
Do të marr...
sa të ngjis moj lart në male si kristal
ujë nga bjeshkët do të sjell moj
Synë e shkruar moj të laj,
dhe me shokë
do vij moj të të marr
Dil të shoh pak synë e shkruar
dhe më jep të pij pak ujë,
se ky mall i përvëluar
mbush hambarin
plot përplot me grurë
Hënë e yje ja ti zbrita,
ngjita ujë lart në male,
eja moj se të erdh dita
të vënë shoqet ty vellon e bardhë
Të kam thënë
mos u fsheh moj nëpër arë
se do vij ta korr grurin
dhe të gjej moj
synë e shkruar moj të laj
nuk të lë moj jo moj pa të marrë
Dil të shoh pak synë e shkruar
dhe më jep të pij pak ujë,
se ky mall i përvëluar
mbush hambarin
plot përplot me grurë
Hënë e yje ja ti zbrita,
ngjita ujë lart në male,
eja moj se të erdh dita
të vënë shoqet ty vellon e bardhë
hënë e yje do ti marr moj
do ti zbres...
dhe ti bëj për ty gjerdan moj
Mos ma mbaj
kokën mënjanë,
mijra drita yjesh ndezur janë
Do të marr...
sa të ngjis moj lart në male si kristal
ujë nga bjeshkët do të sjell moj
Synë e shkruar moj të laj,
dhe me shokë
do vij moj të të marr
Dil të shoh pak synë e shkruar
dhe më jep të pij pak ujë,
se ky mall i përvëluar
mbush hambarin
plot përplot me grurë
Hënë e yje ja ti zbrita,
ngjita ujë lart në male,
eja moj se të erdh dita
të vënë shoqet ty vellon e bardhë
Të kam thënë
mos u fsheh moj nëpër arë
se do vij ta korr grurin
dhe të gjej moj
synë e shkruar moj të laj
nuk të lë moj jo moj pa të marrë
Dil të shoh pak synë e shkruar
dhe më jep të pij pak ujë,
se ky mall i përvëluar
mbush hambarin
plot përplot me grurë
Hënë e yje ja ti zbrita,
ngjita ujë lart në male,
eja moj se të erdh dita
të vënë shoqet ty vellon e bardhë
- Publikimi: 24/05/2025
- Ora: 10:54
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Komente 0