TEKSTESHQIP
Luan Zhegu - Ti Je Midis Nesh
Luan Zhegu
Ti Je Midis Nesh

Për muzikën e këngës ka punuar si kompozitor vetë këngëtari, autor i tekstit rezulton të jetë Agim Doçi, ndërsa orkestrues i këngës rezulton të jetë Sajmir Çili.

Teksti :: Song Lyrics

Përherë i lumtur siç është fëmija
Ju deshta shumë, siç më desh nëna
Më jepte krahë veç dashuria
dhe bardhë e bluja çdo çast Tirana
Sa shpejt shkojnë vitet si pa kuptuar,
shokët mu thinjën disa nuk janë
Ekipin tonë kemi nderuar në kuq e zi,
djemtë partizanë
Gjithmonë pranë jush do gjendem unë,
sot të gjithë njerëzit fort mirë e dijnë
Fushën e blertë e deshta shumë,
por mbi të gjitha vetë Shqipërinë
Toka ka diellin, ëngjëjt kanë qiellin
Zemra e juaj veç dashuri,
sa herë ndër fusha lulet do çelin,
kujtoni Jotin dhe shpirtin tim...
Ndjehem shumë mirë tek zoti i madh
Ndonëse jam larg, mbytur ne mall
Një përqafim e bëra zarf,
vrapoj drejt jush si kohë më parë
Kjo ndjenjë e shenjtë në jetë të jetëve
nga çdo njeri jep e merr dritë
Se dashuria lind në mes njerëzve
Ndaj është bekuar nga perënditë
Toka ka diellin, ëngjëjt kanë qiellin
Zemra e juaj veç dashuri,
sa herë ndër fusha lulet do çelin,
kujtoni Jotin dhe shpirtin tim...
Po patët mend, ju të mos qani
Një buqetë lule për mua çoni
Një minutë heshtje për mua mbani
Unë do t'ju ndjej, mos më harroni...

VIDEOKLIPE

Komente 0