TEKSTESHQIP
Luiz Ejlli - Më Fal
Luiz Ejlli
Më Fal

Autorë të muzikës janë Luiz Ejlli & Filloreta Raçi (Fifi), për tekstin është përkujdesur Filloreta Raçi (Fifi), arranzhimi është punuar nga Çelik Lipa, ndërsa producentë të këngës rezultojnë të jenë SBS Entertainment. Jo vetëm radio dhe audio streaming, sepse ky hit është finalizuar tashmë tek fansat i kompletuar me profesionalizëm edhe me anë të një videoklipi, produksioni i të cilit është përgatitur nga Valon Aziri. Video hiti impaktoi online me datë 28 Korrik 2024 dhe i tejkaloi pritshmëritë.
Teksti :: Song Lyrics
Strofa e 1-rë
Nata digjet, gjumë nuk kam
Si të të them ty, më nuk jam
Do të t'përkëdhel, të puth me afsh
Dhimbja rritet uragan
Retë e zeza mbi mu ranë
Kur ta gjej qetësinë, si t'jetoj pa ty
Jam një trup pa ndjenjë, pa jetë
Dua të iki të zhdukem
Shpirti bërtet
Aaaaaaaa

Refreni
Më fal, kjo zemër ndjen acar
Kur të kam pranë edhe larg
Më s'kam fuqi të të dua, u shuam
Më fal, dua të vazhdojmë të ndarë
Asnjë rrugë uroj të mos na ngjajë
Më s'kam fuqi të të dua
Dashni e huaj.

Strofa e 2-të
S'di kujt ia dhe besën
Kujna ja dhe besën, thuaj
Nga ty humba veten, harrova vetveten, gjuaj
Të thashë ty më ruaj, dashuri më ruaj, më thuaj
Pse ma vrave zemrën
S'mendove për të nesërmen, tash vuaj
Jam një trup pa ndjenjë, pa jetë
Dua të iki të zhdukem
Shpirti bërtet

Refreni
Më fal, kjo zemër ndjen acar
Kur të kam pranë edhe larg
Më s'kam fuqi të të dua, u shuam
Më fal, dua të vazhdojmë të ndarë
Asnjë rrugë uroj të mos na ngjajë
Më s'kam fuqi të të dua
Dashni e huaj.

DËRGOI:
Komente 1