TEKSTESHQIP
Luiz Ejlli - Për Martinin
Luiz Ejlli
Për Martinin

Muzika e këngës vjen si kompozim nga Klodian Qafoku. Është për tu duartrokitur fakti që ky projekt artistik u lansua online i realizuar bukur me një videoklip, video produksioni i të cilit është krijuar nga Crescentis Visual. Kjo premierë është publikuar online më 11 Janar 2025 dhe shumë shpejt u prit në tërësi mirë.
 Luiz Ejlli - Homazh për Martin Canin Kënga që Preku Zemrat e Shqiptarëve. Kjo këngë prekëse nga Luiz Ejlli është një homazh i sinqertë për Martin Canin, një djalosh plot pozitivitet dhe pasion, që u nda nga jeta në moshën 14-vjeçare. Martin ishte një fëmijë i dashur dhe plot energji, me një ëndërr të madhe për t'u bërë futbollist. Dashuria e tij për sportin dhe buzëqeshja e tij shpërndanin gëzim tek të gjithë ata që e njihnin!

Tragjedia e 18 nëntorit 2024 që i mori jetën Martinit ka tronditur të gjithë shoqërinë shqiptare, duke nxitur protesta dhe thirrje për më shumë siguri në shkolla dhe përmirësim të edukimit të të rinjve.

Përmes kësaj kënge të kompozuar nga Klodian Qafoku, Luiz Ejlli përcjell një mesazh të fortë dashurie dhe reflektimi për të gjithë ne. Le ta kujtojmë Martin Canin për ëndrrat e tij, për pasionin e tij për futbollin dhe për shpirtin e tij të pastër!

" U prehsh në paqe, Martin. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona!"

Angel & Florina Cani - Janar 2025
Teksti :: Song Lyrics
"Për Martinin" është një këngë e re nga Luiz Ejlli.
Dërgo i pari tekstin e këngës.

VIDEOKLIPE

Komente 0