TEKSTESHQIP

Lynx
Verë 16
Lyrics

Arrangement: Shpetim Saraci
Directed: Kushtrim Juniku
Dop: Roni Cili / Arian Dalladaku
Make Up : Antonela Binaj
Video Production : Kuju Studio

Diku larg , prej qytetit
gjetëm një vend
diku pranë me detin , nën rreze dielli
ti je, ti je , gjithçka që kam
kudo ku je ti, ndihem në shtëpi

Se kur buzëqesh
dukesh më e bukur
Do të doja gjithmonë
të të shihja ty të lumtur
Sot mos premtojmë asgjë
thjesht të shijojmë çdo gjë
Bashkë me diellin
Të perëndojnë mendimet

Seç ka diçka në sytë e tu
diçka të veçantë me ty pranë detit blu
Seç ka diçka ndryshe këtë herë
Diçka më thotë, s’do e harroj kurrë këtë verë

Mes miqsh , mbushur gotat ,
ngrejmë dolli nën dritën e hënës
sy mbyllur , humbur ënderrojmë
kjo qetësi, mos mbarojë

Se kur buzëqesh
dukesh më e bukur
Do të doja gjithmonë
të të shihja ty të lumtur
Sot mos premtojmë asgjë
thjesht të shijojmë çdo gjë
Bashkë me hënën
Të ndriçojnë mendimet

Seç ka diçka në sytë e tu
diçka të veçantë me ty pranë detit blu
Seç ka diçka ndryshe këtë herë
Diçka më thotë, s’do e harroj kurrë këtë verë