TEKSTESHQIP

Mahmut Ferati
Pavaresia
Lyrics

Qiftelin sot apo e ngoni
Ja kan ndrrue telat e vjeter
N'tela t'ri ma mire m'shkon zani
Dojme Me Knu Nje Kang Tjeter

N'tela t'ri ma mire m'shkon zani
Dojme me knu nje kang tjeter

Boll kem knu kang me lot
Un e ti moj qifteli
Nje kange gezimi po e knojme sot
Festen e madhe pavaresin

Nje kange gezimi po e knojme sot
Festen e madhe pavaresin



Ref:
Ooh kur ma mire s’esht qiftelia
I knoj me zemer kengt e mia
Kurr me gezim se sot nuk knova
Pavaresin e gzon Kosova

Kurr me gezim se sot nuk knova
Oo Pavaresin e gzon Kosova



Prej Ulqini e prej tirane
Tuj knu bashk n’prishtine i ndjeva
Kshtu festojne djemt e nje Nane
Knon tetova e knon presheva

Kshtu festojne djemt e nje Nane
Knon tetova e knon presheva

Plisin ne krye e alltin shok
Kur knojm kenge e kur del timi
Djemt e tu gjith bashk moj toke
Dje prej zori e sot prej gzimi

Djemt e tu gjith bashk moj toke
Dje prej zori e sot prej gzimi

Ref:
Ooh kur ma mire s’esht qiftelia
I knoj me zemer kengt e mia
Kurr me gezim se sot nuk knova
Pavaresin e gzon Kosova

Kurr me gezim se sot nuk knova
Oo Pavaresin e gzon Kosova

DËRGOI: