TEKSTESHQIP
Mahmut Ferati - Hajzer Rexhepi
Mahmut Ferati
Hajzer Rexhepi

Muzika dhe okestracioni është shkruajtur nga Burim Krasniqi.
Teksti :: Song Lyrics
Janë skuqë malet, janë skuqë malet
Hapin krahët shqipet n'atë maje kepi
N'djep t'Shqipnisë, e kam qerdhen
thotë Hajzer Rexhepi, heu pushka i shkrepi

Si vetima ai po ecën bregut t'Çukes
Mes pëer mes-o n'zjarr të luftës
Gjithmonë ndezur e ka flakën
N'grykë të pushkës

Ref...
He he hej kënga e shpon qiellin
N'zemër e ke vënë diellin
Hej sa herë Shqipnisë t'i preket djepi
Pushkë e mbushur je Hajzer Rexhepi

Hej sa herë Shqipnisë t'i preket djepi
Pushkë e mbushur je Hajzer Rexhepi

N'mes te prillit
Kob e mort o seç po ndjellë pusia e t'pabesit
Dhëmbje burrash
Gjak e lotë o po buron pa nda kroni i mretit

Thërret Hajzeri
Mbanu trima Bejtë or vëlla,
Fazli Çerkini, lule prilli
N'gjak jemë la, o për Kosovë vdekjen me ba

Ref...x2
He he hej kënga e shpon qiellin
N'zemër e ke vënë diellin
Hej sa herë Shqipnisë t'i preket djepi
Pushkë e mbushur je Hajzer Rexhepi

Hej sa herë Shqipnisë t'i preket djepi
Pushkë e mbushur je Hajzer Rexhepi

DËRGOI:
Komente 0