TEKSTESHQIP
Malësori - Shoqe Dhe Dashni
Malësori
Shoqe Dhe Dashni

Për një atmosferë të shtuar, produkti muzikor vjen i finalizuar para një audience më të gjerë i realizuar me mjaft shije edhe me anë të një klipi muzikor, i cili u publikua më 6 Korrik 2018. Komponimin dhe tekstin e realizoi Ilir Berani, teksa kënga u orkestrua nga Rrahman Kryeziu.
Teksti :: Song Lyrics
Të kam dashtë si shoqe
të kam dashtë si femër,
dy dashni për ty
i kam pas në zemër.
Veç ti më ke ba me qesh,
në çastet rrënqethëse,
ishe dhe do të jesh,
femra më tërheqëse.

Shoqe dhe dashni
veç ty të kam thanë,
femër ideale
ti për mu je kanë,
shoqe dhe dashni,
ma si them kërkuj,
dy fish të kam dashtë,
dy fish tash po vuj.

Shoqja ma besnike,
femër e përkryer,
po jetoj pa ty
me zemër të thyer.
Kam harru me qesh,
ma nuk po gëzohem,
në asnjë tjetër ma,
nuk po dashurohem.

Shoqe dhe dashni
veç ty të kam thanë,
femër ideale
ti për mu je kanë,
shoqe dhe dashni,
ma si them kërkuj,
dy fish të kam dashtë,
dy fish tash po vuj.
Renditja
Top 200
Komente 0