TEKSTESHQIP

Marigona
Vet S'më Le
Lyrics

Me ty jam sot më shumë se plot
Me ty, që qëndrove përherë.
Me ty kam sot më shumë se gjithçka
Të t'a them s'mjafton asnjë jetë.

Po du me t'thanë: "e di s'ka qenë lehtë
e kjo jetë shpesh na ka rrëzu.
Je ti ajo që më ke mbajt fort
E në këmbë prapë ne na ke çu".

Se çdo rrudhë në ballë ka një histori
Këngë, luftë, paqe e mërzi
Koha ikën shpejt dielli perëndon
Por ti je dashni që kurrë s'mbaron.

Ref x 2:
Muret zgjasin vesht' kur hana n'qiell ban dritë
Dhe çdo gurë i shtrirë na di tan' historitë
Dashni sikur dje, veç dashni ti m'dhe
Dashni që kurrë vet ti nuk më le.

Me ty jam sot më shumë se plot
Me ty, që qëndrove përherë.
Duart e vogla që n'qafë na mbeshtillen na kujtojnë që pas shiut del diell.

Po du me t'thanë: "e di s'ka qenë lehtë
e kjo jetë shpesh na ka rrëzu.
Je ti ajo që më ke mbajt fort
E në këmbë prapë ne na ke çu".

Ref x 2:
Muret zgjasin vesht' kur hana n'qiell ban dritë
Dhe çdo gurë i shtrirë na di tanë historitë
Dashni sikur dje, veç dashni ti m'dhe
Dashni që kurrë vet ti nuk më le.

DËRGOI: