Më mbaj mend (për 1 muaj)


Marina Grabovari - Nje Djep Ne Barrikade
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Nje Djep Ne Barrikade".
3. Video është e këngës "Nje Djep Ne Barrikade", por nuk këndohet nga Marina Grabovari.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Marina Grabovari - Nje Djep Ne Barrikade Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  14

Muzika:

Avni Mula

Pjesëmarrëse në

Festivali i 21-të në RTSH

Komente

Asnjë Koment

01/12/1982

1982-11-30T23:00:00+01:00



Me flakë epopeja
Po shkruhej në Tiranë,
Një botë tek agonte
Nga syri i pushkës pamë.

Një nuse në barrikada
Vendos një djep fëmije,
Shaminë hoq të na lidhte
Plagët rrënjë lirie.

Dhe turravrap mes predhash
I biri e kërkonte,
Por nusja pozicionet
Me djepin tok mbronte.

Trimëresha mbante djepin
Dhe foshnja ndiqte nënën,
Që djali të mos vritej
Përpara vinim zëmrën.

Ne ishim komunistë,
Shokë të Enverit.
Partia na kaliti,
Besnikë në rrugë të nderit.

Ne jemi komunistë,
Shokë të Enverit.
Partia na kaliti,
Besnikë në rrugë të nderit.

Në sulme të përgjakura
Me zjarr ku digjej nata
Si monument po ngrihej
Ky djep në barrikada.

Nën palët e flamurit
Tiranës mbi bunkere
Një nuse rend përpara
Me krahët hapur n’ere.

Trimëresha mbante djepin
Dhe foshnja ndiqte nënën,
Që djali të mos vritej
Përpara vinim zëmrën.

Ne ishim komunistë,
Shokë të Enverit.
Partia na kaliti,
Besnikë në rrugë të nderit.

Ne jemi komunistë,
Shokë të Enverit.
Partia na kaliti,
Besnikë në rrugë të nderit.

Ne jemi komunistë!

Muzika: Avni Mula

Ky tekst u dërgua nga Stefan Kohl



VERSIONE TË TJERA TË KËSAJ KËNGE:


Komente mbi këtë këngë