TEKSTESHQIP
Mariola Kaçani - Dasma Jone
Mariola Kaçani
Dasma Jone

Ka material edhe për videotekën shqiptare, sepse projekti muzikor lansohet tek audienca e gjerë i punuar bukur edhe me anë të një videoklipi muzikor, i cili u publikua më 13 Korrik 2017. Autor i melodisë dhe orkestrues i këngës është Edmond Zhulali, teksa kënga mbart vargjet e shkruara nga Armand Trebicka.
Teksti :: Song Lyrics
Tundet nga themelet
Sonte kjo shtëpia
I zoti sebepit more
Të takon dollia

I zoti shtëpisë
Paç dorën e mbarë
Sa bukur e nise aman
Me dollinë e parë

E sa bukur e nise aman
Me dollinë e parë

Dasëm kemi sonte
Me miq e krushqi
Të na trashëgohen more
O ky çifti ri

Kush po del në valle
Nëna me babanë
E sa gëzim që kanë aman
Motra me vëllanë

E sa gëzim që kanë aman
Motra me vëllanë

Dil o dajo hidh një valle
Se gëzim të madh na ngjalle
Hidhe këmbën përmbi këmbë
Kërcen daja vet i nëntë

Dil o dajo hidh një valle
Se gëzim të madh na ngjalle
Hidhe këmbën përmbi këmbë
Kërcen daja vet i nëntë

O xhaxha marshalla
Sa lezet vallja të ka
Në dorë gotën me raki
Sikur je prap djalë i ri

O xhaxha marshalla
Sa lezet vallja të ka
Në dorë gotën me raki
Sikur je prap djalë i ri

Cohu teze dhe ti hallë
Dili valles mu në ballë
Valle jugu me taban
Po kërcejnë dhe krushqit tan

Cohu teze dhe ti hallë
Dili valles mu në ballë
Valle jugu me taban
Po kërcejnë dhe krushqit tan

Dhëndër të paçim sa malet
Për ty kënga more sot nuk ndalet
Nuse bukur gjeraqinë
Në valle o tunde shaminë


Ref

Bjer moj klarinetë
Tunde dasmën fare
Të kërcejnë djemtë
Dhe vajzat beqare

E bjer moj klarinetë
Tunde dasmën fare
Të kërcejnë djemtë
Dhe vajzat beqare

Dil moj nuse
Dil moj xhan
Sa bukur që dukesh
Moj aman

Ndize natën
Bëje zjarr
Dasma jonë
O gëzim i madh

Ref

Bjer moj klarinetë
Tunde dasmën fare
Të kërcejnë djemtë
Dhe vajzat beqare

E bjer moj klarinetë
Tunde dasmën fare
Të kërcejnë djemtë
Dhe vajzat beqare

DËRGOI:
Komente 0