TEKSTESHQIP

Marko Strazimiri & Vivian Biagioni
Jemi Një
Lyrics
(Feat. Marlin & Martil)

Ne jemi një për besë e fe,
Flet, thërret një zë, Skënderbe.
Ne jemi një, të gjithë ta dinë,
Për Shqipërinë, për Shqipërinë.

Ne, tokë e lashtë e gjak i ri,
Sfida jonë, zemër- histori,
Atje ku nis një jetë e re,
Kosovë, diasporë, o Atdhe.

S’njohim dallgë, u dalim ballë,
Prijmë jetën si luanë.
S’ duam luftra më në botë,
N’sy fëmije, s’duam lotë.

Drita jonë, prind e shkollë, hej.
Ëndërr - kurorë në çdo portë, hej.
Jemi brez i ardhmërisë, heeej.
I Arbërisë, i Shqipërisë.

Ne jemi një, o brez i ri,
Të mbajmë flamurin kuq e zi,
Në zemrat tona si fole,
Jeton i madhi, Skënderbe.

Ne kemi ëndrrën për një botë,
Ku zgjon lirinë një paqe e ngrohtë,
Dhe ku zhvillohet bukur, për be,
Një Shqipëri për të gjithë ne.

S’ kemi brengë, s’ kemi faj.
Puthim engjëj, luftojmë djaj.
Shohim botën e lirisë,
Flasim gjuhën e atdhetarisë.

Ti Shqipëri më jep nder, hej.
Më jep emrin me dy krerë. Ohej.
Se ti je, se ti je, hehehej.
Babë e bir, Skënderbe.

Ne jemi një, për besë e fe,
Flet thërret një zë, Skënderbe.
Ne jemi një të gjithë ta dinë,
Për Shqipërinë, për Shqipërinë.

Ne jemi një, o brez i ri,
Të mbajmë flamurin kuq e zi,
Në zemrat tona si fole,
Jeton i madhi Skënderbe.
INFO
Për një dozë më të madhe te kreativitetit, ky krijim muzikor është prezantuar tek artdhashësit nga ana vizuale me një videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 11 Maj 2018. Vija melodike dhe orkestrimi vjen e realizuar nga Enis Mullaj, teksa kënga vjen me tekst nga Adriatike Lami.