TEKSTESHQIP

Marsela Cibukaj: Muzika Mbizotëron Në Planet E Mia

16-4-2013
Marsela Cibukaj: Muzika Mbizotëron Në Planet E Mia
Këngëtarja Marsela Çibukaj, e cila është bërë e njohur në talent show "The Voice Of Albania" , kompeticion ku u rendit e dyta është bërë pjesëmarrëse në edicionin e dhjetë të Top Fest. Këtë herë Marsela ka sjellë për publikun dhe fansat e saj një material muzikor të veçantë dhe autobiografik. Në një intervistë për "THASH&THEM" Marsela ka rrëfyer për pritshmëritë dhe subjektin e këngës "Ndjenjë pa kohë".

Marsela riktheheni për të dytën herë në Top Fest, këtë herë me një këngë british style, ç’mund të na thoni më shumë për këngën tuaj?

Kënga " Ndjenjë pa kohë " është një këngë , që e dua shumë , sepse përmbledh shumë stile muzikore. Ka një fillim si balad , zhvillohet në british pop , dhe më në fund kulminon me një moment Gospel . Përmbledh të gjithë backgroundin tim muzikor dhe dy djemve që me mua realizuan këngën, flas për Tull Productions ( Briz Musaraj dhe Indrit Topi ) Texti është autobiografik, flet për një ndjenjë që nuk gjeti një fillim ose një mbarim, kthehet gjithmonë në kohë, teksti u realizua edhe me ndihmën e Iris Sojlit që e falenderoj.
Cilat janë pritshmëritë që keni nga ky Top Fest?

Pritshmëritë janë që kënga të pëlqehet tek publiku deri tani feedback-u ka qenë shumë pozitiv si në klikime dhe në koment, pse jo edhe me ndonjë çmim ...

Krahasuar me edicionin e kaluar, si ka ardhur Marsela këtë herë dhe çfarë ndryshimesh dalloni nga dy edicionet?

Jam gjithmonë unë , Marsela që publiku njeh por më në fund prezantohet me zhanrin e saj muzikor, vintage dhe stilos .

Është në planet tuaja një klip muzikor?

Me siguri që është, jo vetëm mbi këngën "Ndjenjë pa Kohë" që sapo është prezantuar në Top Fest 10, por edhe mbi këngën "Petalet e Ëndrrës" që do lançohet së shpejti.
Jeni duke u marrë aktualisht me produksione të reja muzikore?

Po , produksione të tjera , do jenë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali.

Marsela, ju keni qenë pjesë e një tjetër kompeticioni të rëndësishëm siç ishte "The Voice Of Italy", çmund të na thoni rreth kësaj eksperience?

Një eksperiencë e bukur dhe emocionuese, arrita qëllimit që kisha vënë kur mora këtë iniciativ , të bëhesha e njohur edhe në Itali dhe të lidhja kontakte të mira me produktor të mirëfilltë.

Ishit pranë emra të njohur të muzikës si Ricardo Cocciante apo Raffaella Carra, si ishte të njihje nga afër emra të tillë të kolosëve të muzikës italiane, çfarë ndjesish ju kanë përçuar?

Isha shumë e emocionuar, unë jam rritur duke i parë në Tv, më dukeshin sikur nuk ishin prej të vërteti, sikur isha unë që po i fantazoja .
Në realitet ata ishin aty përballë meje, me duatrokisnin dhe me jepnin këshilla me thjeshtësinë më të madhe ashtu si vetëm artistët e mëdhenj bëjnë. Me siguri ata që do më mbeten në zemër janë ,Carra dhe Piero Pelù.
Marsela duke patur parasysh që je renditur e dyta në një formatin analog në Shqipëri, pra "The Voice of Albania, mund të bëni ndonjë dallim midis këtyre dy formateve?

Asnjë ndryshim , formati është i njëjtë, ndryshon gjuha , ndryshon mentaliteti qoftë edhe në konceptimin e muzikës, ndryshon fakti që redaksioni në Shqipëri është më mirëpritës dhe miqësor.

Po sa i përket performancave live si janë duke ecur ato?

Kam qenë pak larg liveve për shkak të angazhimeve të mia në Itali, por që prej dy javësh jam rikthyer në skenë, në Tiranë gjithmonë e rrethuar nga artistë të njohur të skenës shqiptare .

Më parë keni thënë se përveç muzikës do i dedikoheshit edhe shkollës që vazhdoni në Itali, vazhdon të jetë në planet tuaja, apo tashmë muzika ka rolin mbizotërues?

Për momentin Muzika mbizotëron.
Marsela Çibukaj
Ndjenje Pa Kohe
[Teksti dhe Klipi]
(shqiptarja)

Komente 0