TEKSTESHQIP

Marty Magz Nis Xhirimet E Klipit Të Rradhës

9-11-2012
Marty Magz Nis Xhirimet E Klipit Të Rradhës
Reperi me prejardhje shqiptare, Marty Magz ka deklaruar se po nis xhirimet për një videoklip të këngës së tij të re titulluar "Droppin Heat", një bashkëpunim me artistin e talentuar shqiptar Niko. Marty Magz dhe Niko kanë punuar më parë së bashku për hitin "They Don't Want it" më 2011.

Videoklipi do xhirohet të shtunën më 8 nëntor 2012 në Detroit, Miçigan nga drejtori i famshëm në muzikën amerikane, Jynx. Jynx njihet si një nga drejtorët më të mirë për videoklipe në industrinë e muzikës hip hop dhe ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj të amerikan si Kanye West, Big Sean, etj.

"Jam tepër i kënaqur për një bashkëpunimin me Niko Ulaj, anëtari i grupit tonë të përbashkët 'Mob Type' krijuar vite më parë. Ky bashkëpunim risjellë kujtime të mira. Kënga 'Droping Heat' është mjaft e veçantë dhe jam i sigurt që regjisori Jynx do shkrijë talentin dhe krijimtarinë e tij", tha Marty Magz.

Marty preku suksesin në muzikë me hitin "Make it happen" në 2010 dhe kaloi majat e hip hopit amerikan me superhitin "Not Adding Up" (2012), një bashkëpunim me reperin e famshëm Gem Belushi. Marty është shfaqur në revistat dhe mediat më të njohura të muzikës hip hop, në shfaqjet më prestigjioze të MTV dhe në radion e reperit legjenda Eminem 'Radio Shade 45' në New York).
Marty Magz & Niko
Droppin Heat
[Teksti dhe Klipi]
(Express )

Komente 0