TEKSTESHQIP
Maya Alickaj - Djale Shqiptar
Maya Alickaj
Djale Shqiptar

Muzika e këngës është kompozuar nga Adrian Hila, ndërsa për fjalët e këngës ka punuar si autor vetë këngëtarja. Si rezultat i një pune të palodhur, ky produkt i radhës u lansua tashmë tek shikuesit i plotësuar me profesionalizëm me një klip muzikor, për produksionin e të cilit u bashkëpunua me MAX Production. Kjo video premierë është publikuar online me datë 8 Gusht 2014 dhe interesimi i publikut u bë real duke filluar qysh nga dita e parë.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Do ta marr nje djalë shqiptar
Opo do ta marr
Nga Prishtina, nga Gjakova
Ulqinak a çam

Të më flasi bukur shqipen
Xhano mor aman
Të di Shotën e Pogonishten
Xhano mor aman

Unë nga Vjosa
E ti nga Drini
O hedhim valle
Bini dajre bini

Për Arbër e Liridona
Anembanë nga trojet tona x2

Në Elbasan a nga Përmeti
Dibran a djalë lezhjan
Në Tropojë a nga bregdeti
Syri po më qan

S'më ikën zemra nga Vlora
Xhano mor aman
O po do ja bësh ti fora
Xhano mor aman

Unë nga Vjosa
E ti nga Drini
O hedhim valle
Bini dajre bini

Për Arbër e Liridona
Anembanë nga trojet tona x2

Tetovar a djalë strugan
Apo skraparli
Fierak a nga Saranda
A prizrenali

Si nga Vjosa e nga Drini
Xhano mor aman
Që të gjithë të mirë jini
Xhano mor aman

Unë nga Vjosa
E ti nga Drini
O hedhim valle
Bini dajre bini

Për Arbër e Liridona
Anembanë nga trojet tona x2

Për Arbër e Liridona
Anembanë nga trojet tona x2

Kontribuan:

VIDEOKLIPE

Komente 0