TEKSTESHQIP
Mbresa - Dreamin'
Mbresa
Dreamin'
(Feat. Elinel)

Në mënyrë që të pritet sa më mirë, krijimi muzikor është bërë i disponueshëm para audiencës i punuar nga sfera vizuale edhe me një klip muzikor, video produksioni i të cilit u përgatit nën drejtimin e Mr Entertainment, ndërsa xhirimet e videos u realizuan nën regjinë e Bujar Osmanaj. Videoklipi u publikua më 11 Prill 2020. Kompozitore është vetë artistja, tekstin e kryen Mbresa, Elinel & Diamant Sinanaj (BlackLion), ndërsa produksioni e përshtati Gezim Lazri.
Teksti :: Song Lyrics
[Mbresa:]
Qytet i vogël,
andrra t'mdhaja shumë.
Rreth i gjone,pak shoqni
po prap vetëm jom!
Qytet i vogel,
llafe t'mdhaja shumë.
Je vizionar e kreativ
po as kjo s'bon punë
Aty ku kurgjo leht nuk ec,
aty ku zjarri nuk dhez,
ku kërkush nuk t'mush me jetë.
Aty ku njerz rralle gjen,
që jetojn pa u vrejt,
ku veq kqyrin qysh me t'djeg.

Zjarmi veq u dhez
N'to keni mu djeg
e unë kom mu nxeh, Oh
Kom ardh mi marr unë krejt
E jo mu tërhjek
jo veq do po krejt, Oh

[REF. 2x:]
T'mirat thanë se vijn kadal
E t'mirat unë p'i shoh jon larg!
Qëllimi o me mrri ma nalt,
So I'm dreamin', I'm dreamin'
No matter what

[Elinel:]
Un ushqehna me dyshimin
e kom si benzin' për rrugtimin
kta pesimista per ëndrrimin
jon qorra me pa kta shëndrrimin.
EDHE PARA SYVE ME PAS'!
po kjo s'm nal veq qa ëm knaq
kur e shoh tu u shfaq n'ftyr tyne zhgënjimin.
Si bora që bekon dimrin
t'bekoj me vet fekondimin,
t'kuptoj s'kupton ofendimin
EDHE PARA SYVE ME PAS'!
po kjo s'm nal veq qa ëm knaq,
qa ëm knaq se sëm keni lon me pas'
arsye dhembshuni me shfaq'.

[Mbresa:]
Zjarmi veq u dhez
N'to keni mu djeg
e unë kom mu nxeh, Oh
Kom ardh mi marr unë krejt
E jo mu tërhjek
jo veq do po krejt, Oh

[REF. 2x:]
T'mirat thanë se vijn kadal
e t'mirat unë p'i shoh jonë larg!
qëllimi o me mrri ma nalt,
so I'm dreamin', I'm dreamin'
No matter what

I'm dreamin', Keep dreamin'
I'm dreamin', Keep dreamin'
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 0