Melinda Ademi

Melinda Ademi Eliminohet Përsëri Nga “American Idol”

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[03-03-2013]
Ëndrra e Melinda Ademit, që të bëhet yll i “American Idol”, ka përfunduar mbrëmjen e së mërkurë në Las Vegas, pasi që këngëtarja u eliminua nga kjo garë. Melinda ishte eliminuar më parë nga ky emision, edhe pse në të dy rastet këngëtarja kosovare u vlerësua për zërin e saj të bukur dhe melankolik.

Melinda Ademi nuk do të jetë më në “American Idol”. Këngëtarja ka dështuar në të njëjtën fazë sikurse para dy sezoneve për të ecur tutje në këtë garë.

Ademi ka dështuar të kalojë tutje pas paraqitjes së saj shumë të zbehtë që u mbajt në “The Mirage Hotel and Casino”.

Pavarësisht se ishte dhënë lajmi që këngëtarja 19 vjeçe do të shkonte në shtëpi për këtë paraqitje, anëtarja e jurisë Mariah Carey e ka lavdëruar atë për talentin.

“Të lutem gëzohu për talentin që keni sepse ju jeni një yll, një grua e mrekullueshme dhe të dëshiroj sukses në të ardhmen”, tha Carey.

Ademi, e cila kishte arritur në mesin e 40 këngëtarëve më të mira në fillim të muajit shkurt, ishte duke kënduar në pjesën e fundit të garës, që quhet gara e vdekjes, ku gjatë paraqitjes gjithsecili garues ndahet në grup të zhanreve, diku në 10 grupe. Në fund të gjithsecilit emision, anëtarët e jurisë zgjedhin pesë garues për të shkuar në raundin tjetër, përderisa pesë të tjerë shkualifikohen nga gara.

Grupi i parë i femrave dhe meshkujve kanë përformuar javën e kaluar, kurse të mërkurën ishte skuadra Yonkers apo skuadra e tinejxherëve.

Ademi kishte veshur pantallona rozë dhe një këmishë leopardi, përderisa ishte femra e parë që këndoi para një publiku që ishte i përbërë nga 1500 persona.

Vajza që ndjek kolegjin “Hunter” këndoi këngën e Jessie J, “Nobody’s Perfect”, i cili interpretim mori kritika të ndryshme nga anëtarët e jurisë. Keith Urban i tha Ademit se ajo ishte pak nervoze, por megjithatë atij i pëlqen paraqitja e saj.

“Mendoj se juve megjithatë ju duhet më shumë talent sepse keni më shumë potencial, por unë mendoj se ju duhet të kaloni tutje”, tha ai.

Njëri prej anëtarëve që kanë qenë më së gjati në këtë garë, Randy Jackson tha se ai nuk është i sigurt nëse Ademi ishte në momentin e saj më të madh dhe se a duhet të kalojë në rundin final.

“Nuk e di nëse ju kanë mjaftuar këto momente, por ende nuk keni treguar më të mirën për mua”, tha ai. “Nuk e di, por sonte keni pasur paksa probleme”.

Kjo nuk është hera e parë që Ademi, vajza e një kosovari të emigruar nga Kosova në vitin 1999, është në këtë skenë. Në sezonin e 10 të “American Idol”, ajo po ashtu kishe bërë një debutim të saj në Las Vegas dhe përsëri ishte shkualifikuar nga gara.

Para se a të këndonte të mërkurën, Ademi kishte thënë në një intervistë për Fox se ajo nuk mendon se është e gatshme të del në skena të mëdha. Këtë e kishte thënë në debutimin e saj në “American Idol” më 2010.

Tani Ademi ndjente se do t’ia arrinte.

“Tani jam 19 vjeç dhe ndihem se jam e gatshme për këtë garë dhe për këtë kam përkrahjen e familjes sime, shokëve dhe njerëzve nga Kosova që ndihen krenarë për mua”, tha ajo.

Pasi këndoi, Ademi tha se të qenit në stres për të dhënë më të mirën bëri që ajo të dështojë që në fillim të saj.

“U përpoqa ta nxjerr energjinë time në fund dhe u përpoqa ta përdor aftësinë time artistike që ta bëj më të mirën për ta kënduar këtë këngë, por nuk ia dola”, i tha ajo prezantuesit të emisionit Ryan Seacrest.
 (Express)

Melinda Ademi Eliminohet Përsëri Nga “American Idol”


Komente 0