TEKSTESHQIP
Mendi Buci, Sherif Dervishi & Zef Doçi - Shën (Nënë) Tereza
Mendi Buci, Sherif Dervishi & Zef Doçi
Shën (Nënë) Tereza


TEKSTI :: SONG LYRICS

Nënë Tereza
Teksti: Fran Laska
Muzika: Mnedi Buci

Po e thërret Kombi Nënë Terezën,
Oh moj nëna e vogël,
Vatikani i thotë Mekës,
Gonxhe e kam motër.

Shqiptaria ja puth dorën,
Lumja unë, moj bij,
Qielli e toka bekojnë Zotin
Për nënën e Shqipërisë.

Lutu prapë, moj nënë, për ne,
Botën ta pajtojmë,
Mysliman e të krishter
Si në parajsë të jetojmë.

Ndali luftërat, ti, moj nënë,
Zemrat na i plasen
E shkruan Bibël e Kur’an
Se na jemi vëllezër.

Na shërove, na shpëtove,
Na more në krahë,
Lutjet Zotit ti ja çove
Për motër e vëlla.

Moj shenjtnesha, si drita e diellit,
Si nëna Mari,
Që prap lutje lart prej qiellit,
Të jetojmë në liri.

Gonxhja jonë doli prej Shkupit,
Një pikë loti në det,
U bë mësuese në Kalkutë
Për një shpresë në jetë.

Shëroi plagët, luftën ndali,
Nëna humaniste,
Moj Anjezë me gjak shqiptari,
Ti je nobeliste.
Komente 0