TEKSTESHQIP

Merita Burrniku
Pershendetje Nga Gurbeti N’ramazan
Lyrics

Agjerushem po të lutem ja Allah
Ja Rabbi kollaj mërzinë me ma ba
{Mka pru jeta n'dhe të huj e po qaj sot
Falem nëse e teproj me këta lot} 2x
Ref.

Përshëndetje nga gurbeti n'ramazan
Kam mërzi sa shkuma e detit për babe e për nane
Përshëndetje nga gurbeti motër, vlla
Kisha dasht me ju pas ngatt veti iftar bashk me ba

Sonte fjalët e shpirtit loti po i flet
Pasha Zotin gurbetçari s'e ka leht
{Për syfyr e për iftar bukën me lot
Dhimbjen e mërzinë e din i madhi Zot} 2x

Ref.

{Përshëndetje nga gurbeti n'ramazan
Kam mërzi sa shkuma e detit për babe e për nane
Përshëndetje nga gurbeti motër e vëlla
Kisha dasht me ju pas ngat veti iftar bashk me ba} 2X
INFO
Siç është bërë traditë në showbizin shqiptar, ky produkt muzikor është lansuar online i plotësuar me vlera artistike me videoklip, të cilin e përgatiti A Films. Videoklipi u publikua me datë 22 Mars 2023. Melodia dhe teksti është shkruar nga Kreshnik Avdiu, teksa kënga u orkestrua nga Agon Neziri.
Rryma muzikore:
Ilahi
Renditja:
Top 200