TEKSTESHQIP

Merita Burrniku & Armend Beqiri
Nje Evlad Si Drita Ti Allah Ma Fale
Lyrics

Armendi:
Oh mu gzu kjo zemër
edhe ma lu dorën
oh sa shumë më gzove
i madhi Allah
një evlad si drita
ti Allah ma fale
me mirësitë e tua
ndaj meje si ndale 2X

Bashkë:
Përhajr evladin po ma bojn
prej gzimit krejt me lot po qajn
Allah veç ti zemrën ma gzon 2X
pa fund shpirti të falenderon

Merita:
Lutjen më pranove
me evlad m'ke ba
shpirtin ti ma gzove
aman ja Allah
me evlad ma bane
jetën ma ndryshove
e këtë shpirtin tim ti pa fund e gzove 2X

Bashkë:
Përhajr evladin po ma bojn
prej gzimit krejt me lot po qajn
Allah veç ti zemrën ma gzon 2X
pa fund shpirti të falenderon

DËRGOI:
INFO
Projekti u lansua tek audienca i kompletuar mjaft këndshëm edhe me një klip muzikor, për video produksionin e të cilit është bashkëpunuar me A Films. Ky videoklip u publikua me datë 19 Korrik 2022. Për komponimin dhe për fjalët e këngës punoi Kreshnik Avdiu, teksa kënga vjen me arranzhim nga Artan Mezini (Arti Rec).