TEKSTESHQIP
Mihallaq Andrea - Porositë E Babait
Mihallaq Andrea
Porositë E Babait

Kompozitor është vetë artisti, teksti vjen si krijim nga Ardiana Dragoj, ndërsa arranzhues i muzikës rezulton të jetë Gent Myftaraj.
Teksti :: Song Lyrics
Një natë dimri
Na mblodhi im'atë
Pranë zjarrit të oxhakut
Që digjej flakë

Dëgjoni bijt' e mi
I ftohti s'është asgjë
Kur prishet vëllazëria
S'ka zjarr që e ngroh më

Se jeta ka dhe dimër
Të egër me acar
Në qofshi të bashkuar
Gjithmonë do t'ketë zjarr

Të jeni të duruar, të matur në çdo fjalë
Përkrah njëri-tjetrit, në gaz edhe në hall

Të ndahi nëpër çerdhe
Sikur e ka dhënë zoti
Për hir të këtij zjarri
Të mblidhi si qëmoti
Të qani hallet tuaja kok më kok
Mos paçi kurrë të tilla, por koha tjetër thotë

Po, për pak harrova fare
E shihni këtë zjarr?
Në qofshi të bashkuar
Më ngroh edhe mua në varr

Se jeta ka dhe dimër
Të egër me acar
Në qofshi të bashkuar
Gjithmonë do t'ketë zjarr

Të jeni të duruar, të matur në çdo fjalë
Përkrah njëri-tjetrit, në gaz edhe në hall

Të ndahi nëpër çerdhe
Sikur e ka dhënë zoti
Për hir të këtij zjarri
Të mblidhi si qëmoti
Të qani hallet tuaja kok më kok
Mos paçi kurrë të tilla, por koha tjetër thotë

Po, për pak harrova fare
E shihni këtë zjarr?
Në qofshi të bashkuar
Më ngroh edhe mua në varr

VIDEOKLIPE

Komente 0