TEKSTESHQIP
Milaim Mezini & Mahmut Ferati - Moj E Mira Qufurake
Milaim Mezini & Mahmut Ferati
Moj E Mira Qufurake

Materiali muzikor u finalizua tek fansat i realizuar nga ana vizuale me një klip muzikor, i cili u publikua me datë 18 Maj 2012.

Teksti :: Song Lyrics

Hej, moj e mirë qufurrake
Shpejt u rrite, shpejt u plake
N’kofsha plak çka don me mu?
A mos deshte me më marr mu?
Me t’marr deshta, besa, besë
Tanë kadife për me më vesh
Tanë kadife prej alltani
Hej, ferr e ferr me të ba fustani

Hej, ferr e ferr me të ba dymit
O mas teje me shkoj prit
Met lidhavi pa kosit
Metën arat pa vadit
E mos të marrsha unë ty
Mu qerroftë njoni sy
Njoni sy me njonën vetull
Ej, Zoti me vraftë në marrsha tjetër

Hej, hajt moj çik, se m'hupi dita
Mu ça zemra, mu da rrita
Mu da rrita tuj shiku
Sikur zog tuj fluturu
Fluturoj me krah përpjetë
Tanë çikat shkun sivjet
Dal n'katun e dal n'qytet
Asnjo shemitrin s'po e pret
Asnjo shpirtin s'po e pret e
Njo ma të mirën po du me ndal vet e

Komente 0