TEKSTESHQIP
Mimoza Ahmeti - Balade Per Halil Gashin
Mimoza Ahmeti
Balade Per Halil Gashin

Vijën melodike dhe tekstin e mori përsipër vetë këngëtarja, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Genti Lako.
 Femi Halimi thotë: "Kjo këngë përvreçse është ndër më të realizuarat në folklorin tonë, ka edhe një pamje të fuqishme në mes vargjeve e melodisë thyese, ku shihet ajpo kohë, e gjendjes së popullit nën sundimin turk për kohë të gjatë. Sundimi i huaj shkatërron dhe shuan një popull andaj edhe popullin tonë sundimi i huaj e solli afër zhdukjes, mu për shkak se sunduesi vepron me të gjitha mënyrat kundër çdo gjëje njerëzore deri në shkatërrim të robit. Kështu edhe kënga kjo na jep shpejt dhe thekshëm gjendjen e popullit, përmes personazheve të Halilit apo Halitit -s'ka rëndësi kjo, - dhe të Beqir agës. Halili një djalkë i ri, me plot energji e elan për të bërë diçka në jetë të vet e të familjes së vet, mundohet me të gjitha mënyrat, qoftë edhe me marrje të tokës çipçi. Toka ishte me shpija e me gjithçka pronë e shënuar e pushtetit sundues ët huaj, kurse çipçillëku ishte marrje -dhënie e njl cope toke për punë, me kushte të caktuara, e që ishin të rënda për marrësin. Po jo vetëm se ishin kushtet e këqija të kontratës për marrësin, porse marrësi duhej të duronte edhe fyerjet e poshtërimet e sundimtarit, për të ardhël deri tek një copë tokë për gjallërim të familjes. Në këtë edhe ndodhte përplasja mes të dy personazheve, ku Halili siç thotë kënga, vret Beqir Agën për kushin që ai i kërkon për fund për të marrë diçka nga prona e tij për punë: që t'ia çonte edhe motrën Hajrinë për tri net. Me këtë hali tregoi se nuk ishte në gjendje si shumica dërmuese të pranonte kushtin e tillë poshtërues, e për më tepër edhe vrau poshtruesin, në çka kënga e ka gjithë poentën e vlerën e përmbajtjes dhe të arses së këndimit të saj!".
Teksti :: Song Lyrics
Halil Gashi o nje djal o i rie
Beqir Ages po i thret zotnie
A ma jep nje tok cifshie
NVuciter o jo nuk muj me rr e

Ujte e nxehte e kojshi e kqije
dite per dite une tuj rrah me shkie

Ne ma dhafsh ti mue motren Hajrie
Hajde zgjidh o ne dymedhjet shpie
Spo ta lypi o per miqesie
Soll se i ka dy syte e zinje

Soll se i ka e o dy syte e zinje
Nja tre nete o me te po rrie

Ej Halil Gashi asht ngushtue
Pushk me vedi si ka qellue
Beqir Aga caj Zotnie
I ka lyp motren Hajrie

Soll se i ka dy syte e zinje
Soll se i ka dy syte e zinje

Murr manxerr Halili mur alltie
Fluturim ka ra e o ncarshie
Nkafe tmadhe djali fill ka hye
Beqir aga o aty o po rrie

Qitna kafe o bre kafexhie
Beqir Ages, besa qitja dye

Qitna kafe bre kafexhie
Beqir Ages, besa qitja dye

Kan pi kafe kan pi rakie
Krah per krah kan dal ncarshi
Halil Gashi i ra nallti
nji per vete nji per Hajrie
nje per vete nje per Hajrie

Tkoft per hajr o motra Hajrie
zak i ka o dy syt e zij e

Tkoft per hajr o motra Hajrie
Zak i ka o dy syt e zij e
Zak i ka o dy syt e zij e
Komente 0