Më mbaj mend (për 1 muaj)

Miriam Cani - Nina Nana (Ninullë) Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Fli, shpirti im
pusho nën dritën e hënës
fli, ëngjëll fli
lundro nën ngjyrat e ëndrrës

Gjumë të ëmbël shpirt
u bë natë, bëj nina nana
mbylli sytë tani
fli i qetë, ti ëmbël fli

Dhe nesër në mëngjes
do zgjohesh ti me diellin
dhe zogjt që cicërojnë
për ty një melodi

Fli, shpirti im
ti fli në krahët e mia
do lutem për ty
të rrethohesh nga dashuria

Gjumë të ëmbël shpirt
cdo bekim buron nga zemra
mbylli sytë tani
fli i qetë, ti ëmbël fli

Dhe nesër në mëngjes
do të zgjoj një puthje e ëmbël
një ditë e re të pret
plot gëzim e dashuri

Nina nana,
nina nana
mbylli sytë tani
nina nana,
nina nana
fli i qetë ti ëmbël fli

Nina nana,
nina nana
mbylli sytë tani
nina nana,
nina nana
fli i qetë, ti ëmbël fli


Ky tekst u dërgua nga Colemiar



Miriam Cani
Renditja: Top 200
Publikimi: 04/04/2022
Muzika: Alban Skënderaj
Teksti: Alban Skënderaj
Orkestrim: Pat Anthony


Miriam Cani - Nina Nana (Ninullë)
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Nina Nana (Ninullë)".
3. Video është e këngës "Nina Nana (Ninullë)", por nuk këndohet nga Miriam Cani.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Miriam Cani:


Komente 0