TEKSTESHQIP
Biografia
Skena është shtëpia e saj e dytë dhe Miriam Cani është sprovuar me të që në moshë të vogël kur nisi kurset e para të këndimit, kërcimit dhe pianos. E angazhuar në shfaqje teatrale dhe aktivitete të ndryshme muzikore, ajo hodhi hapat e parë drejt një rrugëtimi që një ditë do t’i dhuronte adhurues të panumërt.

Kur ishte vetëm 5 vjeç ajo u shpërngul për në Gjermani së bashku me prindërit dhe vëllain e saj. Përveç shkollës, Miriami mori mësime për kanto dhe kërcim, luante teatër, u përfaqësua në shumë klube sportive dhe që në fëmijëri skenën e kishte si shtëpinë e saj. Pasioni i Miriamit që në fëmijëri të hershme ka qenë gjithmonë muzika. Pasi u zgjodh në një Transmetim në Internet ndër 5 këngëtaret më të mira, ajo fitoi si çmim një Workshop njëjavor në Stage School në Hamburg, i cili mbështeti dashurinë e saj për muzikën. Nga mosha 14 vjeçare, për tre vite rresht ajo mori rregullisht mësime për piano dhe kanto. Karriera e mirefilltë e Miriam Canit nis në Gjermani, në vitin 2003, kur zgjidhet si pjesëtare e grupit të muzikës pop "Preluders". Grupi arriti sukses të menjëhershëm me cover-in e tyre të parë "Losing my religion". Albumi i parë "Girls in the house" renditet në vendin e dytë, menjëherë pas Robbie Williams në listën e albumeve më të shitura në Gjermani. Ky sukses do të pasohej nga çmime prestigjoze. "Preluders" mbajnë mbi supe 9 videoklipe, 2 albume dhe disa turne europiane, duke i siguruar kështu Miriam Canit vëmendjen dhe famën e publikut ndërkombëtar. Pas kësaj eksperience të frytshme disa vjeçare, në vitin 2006 Cani i bashkohet shfaqjes muzikore "Chicago" ku luan rolin kryesor, e njëkohësisht bëhet pjesë e televizioneve gjermane duke shfaqur aftësitë e saj si prezantuse të disa programeve si "Chart Show" e "New Talent Show".

Për publikun shqiptar, Miriam Cani u bë e njohur masivisht me këngën "Let me die with you", dueti i parë me Alban Skënderaj, partnerin e saj tashmë prej një dekade. Duke pasuar me suksesin e këngës së parë solo "Mos më ndal", e që nga ajo kohë Cani nuk është ndalur kurrë. Karriera e saj vazhdon të konsolidohet si në Shqipëri ashtu dhe jashtë saj. Që nga Qershori i vitit 2011 është anëtare e shfaqjes muzikore "Hair" në Operën e Bonit. Ajo njihet me kengetarin Alban Skenderaj nga mesi i viteve 2000 dhe sot jane nje nga çiftet me te dashura shqipatre. Jetojne ne Tirane dhe kane nje vajze me emrin Amelie.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1,67 m
Ngjyra e syve: kafe
Ngjyra e flokëve: kafe e çelur
Vendi ku jeton: Tirane
Këngën që e adhuron: "Fallin"
Këngëtari-ja: Alicia Keys dhe Beyonce Knowles
Pija e preferuar: Qumësht me kakao
Hobi: Këndimi, Vallzimi, Ndëgjimi i muzikës
Parfumi: "Woman" nga Betty Barcalay
Vëllau: Silvi
Virtytet: Trime, e shoqërueshme, e durueshme
Veset: Emocionohet shumë
Moto e saj: Kurrë mos harro nga je!

Në vitin 2003, Miriam Cani fitoi në Spektaklin e muzikës POPSTARS në Gjermani ku ndër 35.000 aplikantë të tjerë u zgjodh të bëhet pjesë e Grupit Fitues ‘Preluders’. Kënga e saj e parë "Losing my Religion" që në javën e parë pati një rekord shitjesh më shumë se 680.000 herë. Single "Everyday Girl" arriti në mbi 250.000 disqe të shitura në vendin e parë të listave gjermane dhe u dekorua me pozicionin Ari i Dyfishtë. Albumi i parë "Girls in the House" shiti mbi 200.000 disqe. Në vitin 2005, Preluders mori çmimin Jetix Kids për grupin më të mirë me mbi 1 milion vota. Preluders u ngjitën në skena të ndryshme të mëdha, përveç të tjerash edhe në "The Dome", "Bravo Super Show", "Top of the Tops", "Mc Chart Show", "TV Total", dhe në shumë të tjera. Po në të njëjtin viti u shfaq dueti i Miriamit me artistin "Melendiz", i cili u zgjodh në YOU Messe në Berlin si "YOU Messe Song 2005". Preluders lidhën një kontratë publiciteti me prodhuesit e shampos Schwarzkopf dhe për një vit e gjysmë u shfaqën në paketimet e ngjyrave të flokëve Schwarzkopf. Preluders kënduan në vitin 2005 për serinë e animuar "Kim Possible" kolonën zanore zyrtare për tregun evropian. Në fund të vitit 2005 doli albumi i dytë i Preluders "Prelude to history", i cili u shit mbi 150.000 herë. Në total Preluders publikuan 9 videoklipe dhe 2 albume. Në vitin 2007 Miriam shfaqi edhe aftësinë e saj si prezantuese. Ajo moderoi dy programe javore në Pay TV në kanalin SKY për Eklips "Chart Show" dhe nga ana tjetër "New Talent Show".

Në vitin 2011, ajo bëhet pjesë e "The Voice of Albania" ku e shohim në rolin e trajneres në dy sezonet e parë të programit. E ëmbël, e drejtëpërdrejtë dhe me këmbë në tokë, Miriami ka qenë gjithnjë afër publikut. Publikut që e ndjek në çdo koncert e që pret me padurim këngët apo videoklipet e saj. Ajo është gati të kthehet sërish në karrigen e kuqe, për të ndarë përvojën e saj me talentet e reja e për t’u emocionuar bashkë me ta. Alban Skënderaj i kishte ardhur ofertë për të qenë pjesë e një formule të ngjashme në TV Klan. Ata u gjenden të "ndarë" në hapësirë, por të bashkuar në atë çka duhet të përzgjedhin e të japin. Miriam gjithmonë porositë të rinjtë të jenë vetvetja. Të kenë besimin në vete dhe tek ajo që ata bëjnë. Mos të ndalen kurrë së punuari. Sepse talenti është vetëm baza. Puna është çelësi i suksesit!