>
BIOSHQIP

Mirsa Kerceli, Së Shpejti Me Dy Këngë Të Reja

23-03-2013
Këngëtarja Mirsa Kërçeli si duket edhe gjatë këtij sezoni nuk do të ndalet së realizuari projekte të reja muzikore. Pas këngës “Në sytë e tu” të realizuar bashkë me këngëtarin Taulant Bajraliu, këngëtarja ka nisur punën edhe për dy këngë të reja, të cilat shumë shpejt do të jenë në duar të adhuruesve. “Pas suksesit të këngës ‘Në sytë e tu’ menjëherë kam nisur punën për dy këngë të reja, të cilat sapo t’i përfundoj do t’i plasoj në treg”, ka thënë Mirsa për “Zëri”. Këngët për të cilat Mirsa nuk preferon të zbuloj më shumë, do të jenë mjaftë të veçanta, me stil modern. Ndërkaq ajo ka vendosur që këngët t’i sjellë bashkë me videoklipe. “Dëshiroj që këngët e mia të kenë edhe klipe, një sukses të madh të këngës e tregon edhe vet videoklipi, andaj kam menduar që këngët e mia t’i kenë edhe klipet, mirëpo ende nuk jam e përcaktuar se me cilin produksion do të punoj”, shton ajo. Mirsa gjatë këtij viti do të sjellë edhe albumin live, i cili sipas saj do të ketë këngë mjaftë kualitative dhe me zhanre të ndryshme muzikore. “Kam menduar që të realizoj edhe një album live, në fakt pjesa dërmuese e këngëve do të jenë me zhanër popullor, por do të ketë edhe rryma të tjera muzikore. Shpresoj që adhuruesve t’ju pëlqej ky album”, thekson ajo. Krahas suksesit në këngë, Mirsa vazhdon të jetë e lumtur edhe në fushën sentimentale, u bënë disa vjet që ajo u fejua dhe ka gjasë që këtë vit të martohet. “Lidhja në dashuri po funksionon shumë mirë dhe mbase këtë vit mund edhe të martohemi”, shprehet në fund Mirsa. Ajo edhe gjatë sezonit veror do të jetë mjaftë e angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.
(K. Bajrami / zeri)

Mirsa Kerceli, Së Shpejti Me Dy Këngë Të Reja