>
BIOSHQIP

Mirsa Kerceli: Do Të Jem Aktive Në Skenë Deri Nëmomentet E Fudnit Të Shtatëzanisë

13-07-2013
Ende vazhdojne komentet rreth shtatzenise se kengetares Mirsa Kerceli, mirepo askush nuk arriti te mesoj te verteten se eshte apo nuk eshte shtatzene, per faktin se vet kengetarja nuk ka dashur te flas per kete ceshtje, duke i lene ne pritje fansat e saj. Mirepo kete ekskluzivitet Mirsa ka vendosur ta shpalos tani per gazeten “Zeri” , duke thene se eshte shtatzene dhe se brenda disa muajve do te behet nene.



“Ka disa dite qe portalet po merren me ceshtjen time private, mirepo deri me tani askush nuk e ka mesuar te verteten, sepse nuk e kam pare te arsyeshme te flas hapur. Por tani per here te pare po flas per gazeten ‘Zeri’ se jam shtatzene dhe se shendeti im vazhdon te jete shume i mire, keshtu qe brenda disa muajsh do te behem nene”, shprehet ajo.

Mirsa ende nuk ka mesuar per gjinine e bebes, mirepo sapo te kuptoj, do tu tregoj fansave te saj. Ajo te dielen mbrema i dha fund beqarise, ku me kete rast shoqet e saj i kishin pergatitur nje ndeje pa dijenine e Mirses vetem per t’i bere asaj nje befasi. “‘Bachelorette party’ eshte quajtur mbremja te cilen ma kishin organizuar shoqet e mia pa dijenine time. Kjo ka qene njera nga befasite me te mira qe i kam pasur deri me tani dhe qe kemi kaluar per mrekulli gjate tere mbremjes. Me kete eshte shenuar edhe mbremja e fundit e beqarise sime, ku tani do te shkoj per te jetuar te shtepia e bashkeshortit”, thote ajo.

Mirsa tani do te shijon muajt e shtatzenise, mirepo mohon zerat qe ajo do te nderprese aktivitete muzikore.

“Dite me pare degjova qe kinse une do t’i nderprese edhe aktivitetet muzikore, mirepo kete e demantoj duke thene se do te vazhdoj te jem aktive ne skene deri ne momentin e fundit te lindjes. Nese do Zoti te jem mire me shendet sikur qe jam tani, do te vazhdoj te realizoj edhe projekte te reja muzikore”, shton ajo. Mirsa tani planifikon te realizoj dy videoklipe te reja. Kenga e cila do te plasohet brenda nje kohe te shkurter titullohet “Single jam”, dhe klipi i saj do te punohet me “Urban Graphics”.
(Zëri)

Mirsa Kerceli: Do Të Jem Aktive Në Skenë Deri Nëmomentet E Fudnit Të Shtatëzanisë