TEKSTESHQIP

Mirsa Kerceli: Nuk Jam Gati Per Martese

15-4-2012
Mirsa Kerceli: Nuk Jam Gati Per Martese
Edhe pse u be nje kohe qe kur kengetarja Mirsa Kerceli eshte fejuar me Granitin, planet per martese thote qe nuk i kane bere ende.

Megjithate pergatitja per ceremonine e fejeses i ka marre mjafte kohe dhe keshtu qe kjo ka ndikuar qe te beje nje pauze ne kenge.

Mirepo tani ajo eshte rikthyer fuqishem duke realizuar projekte te njepasnjeshme.

"Sa i perket marteses ende nuk kemi bere plane, mendoj se ende eshte heret te mendohet per kete. Momentalisht jemi duke shijuar fejesen, sepse edhe kjo me ka marre bukur kohe per pergatitje dhe ja keshtu qe tani per tani po qendrojme keshtu sic jemi", ka thene ajo per "Zeri".

Mirsa tani ka nisur punen per nje projekt te ri, per te cilin do te flase me vone. Ajo na bene te ditur se tani do te jete me aktive ne skene duke sjelle kenge dhe klipe per adhuruesit e saj.
(zeri)

Komente 0