Mirsa: “Shpresoj Të Mirëpritet Rikthimi Im“
26-12-2013
Ndonëse po shijon pjesën më të bukur të jetës duke qenë nëna e Siarit të vogël, këngëtarja e njohur Mirsa Kërqeli ka bërë të ditur për gazetën Tribuna se në planet e saj të afërta është edhe rikthimi në skenë. Rikthim ky që sipas këngëtares do të vijë fuqishëm me një këngë në duet...
Ka kohë që këngëtarja Mirsa Kërqeli është duke i munguar skenës, e besa edhe fansave të saj që jo në numër të vogël kanë pëlqyer këngët e kanë mbushur sallat në koncertet e saj. Por, këngëtarja e njohur nga Gjilani ka pasur një arsye të fortë që i është larguar për një kohë të caktuar skenës e pasionit të saj për muzikë. Sipas saj arsyeja ka qenë jeta e saj private, në të cilën para pak kohësh është bekuar me një fëmijë, ndjenjë kjo që për Mirsën nuk ka të përshkruar.
"Jam e bekuar me një djalë të vogël të cilin e quajnë Siar, bashkëshorti im ka vendosur për këtë emër dhe mua më ka pëlqyer shumë. Më besoni që nuk di as si ta përshkruaj se si ndihem. Është ndjenja më e mirë në botë. Po ndihem shumë mirë si kurrë më parë", ka thënë Mirsa në fillim të bisedës për gazetën Tribuna.
Por, ndonëse e re dhe e pa përvojë në rolin e nënës, këngëtarja tregon se është duke ia dalë shumë mirë, duke iu falënderuar ndihmës së pa kursyer të vjehrrës së saj. "Nuk do t’ia dilja vetë. Kam fatin që e kam vjehrrën dhe ajo më ndihmon çdo gjë rreth djalit".
Shpresoj të mirëpritet rikthimi im
E ndonëse e plotësuar në aspektin familjar, këngëtarja tashmë veçse ka filluar të mendojë për një rikthim në skenë i cili sipas saj do të jetë brenda dy muajve të ardhshëm. "Kësmet shumë shpejt e kam në plan të kthehem. Vetëm po pres pak të forcohem vetë, pastaj edhe djali ka pak më shumë nevojë tani për mua. Por që planet dhe idetë i kam që tani të qarta për një rikthim në skenë. Shpresoj që edhe dy muaj më së largu të dal në treg me një klip të ri", ka thënë Mirsa, duke zbuluar që rikthimin do ta bëjë me një këngë në bashkëpunim. "Po kam edhe bashkëpunim, bile këtë rikthim që do ta bëj do të jetë një këngë në bashkëpunim të cilës do t’ia bashkëngjisim edhe klipin. Mirëpo nuk do të doja të zbuloja më shuam, le të mbetet befasi për publikun".
Por mosprania e saj në skenë nuk i ka munguar vetëm publikut. Mirsa ka theksuar se çdo ditë e më shumë po e ndjenë mungesën e këngës. "Të ju them të drejtën më ka munguar shumë. Sa herë që mendoj për muzikë apo ndonjë këngë e shoh që shumë, shumë më ka marrë malli që të këndoj. Sidomos tani që jam e plotësuar edhe në aspektin familjar".
"Shpresoj që puna ime do t’i pëlqej publikut dhe më pranon përsëri si atëherë kur kam qenë më aktive. Gjithçka varet nga adhuruesit e mijë. E imja është të punoj shumë që në treg të rikthehem me këngë të mira. E gjitha varet nga unë se çfarë kënge do të punoj, çfarë zhanri dhe a do të arrijë të bëj gjënë e duhur që edhe publikut t’i pëlqejë", ka thënë Mirsa për fund, duke premtuar se tani e tutje do të jetë aktive me këngë e videoklipe të ndryshme.

(Nita Brisku)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 1