TEKSTESHQIP

Morena Taraku
Lule
Lyrics

Bota ime e lumtur u përmbyt
Ti i mbylle sytë, ho nënë
Askush nuk më pa mua në lotë
Unë desha t’jem e fortë, ho nënë
Babit në kraharor si ja le vajzën
Shkove zbukurove edhe parajsën

REF:
Lule, në shi, në borë, në diell
Në mua ti jeton
Ngjyrat e ylberit n’qiell
Për mu i vizaton

Sa herë që jam mërzitë
E mu ngrys fytyra
Ti për mu u bëre dritë
Lule me shumë ngjyra

Babi nuk më len unë të dëshpërohem
Gjithmonë më rri pranë, ho nënë
Babi nuk më len unë të rrëzohem
Për dore ai më mban, ho nënë
Ti më vjen në ëndërr dhe më flet
Unë e di se në parajsë më pret

REF: x2
Lule, në shi, në borë, në diell
Në mua ti jeton
Ngjyrat e ylberit n’qiell
Për mu i vizaton

Sa herë që jam mërzitë
E mu ngrys fytyra
Ti për mu u bëre dritë
Lule me shumë ngjyra

DËRGOI:
INFO
Një klip mund të mos jetë hit, por një hit duhet të ketë një klip. Është ky një ligj i pashkruar në showbizin tonë, ndaj projekti muzikor është prezantuar tek audienca i realizuar nga ana vizuale me anë të një videoklipi muzikor, i cili u publikua më 9 Janar 2016.