Motrat Duhani Marrin “Best Interpret“ Në “Shkodra Fest“
23-12-2014
Ti shohësh është vështirë ti dallosh se cila është njëra apo tjetra, pasi janë si dy pika ujë, e jo vetëm por mjaft simpatike. Po flasim për këngëraret dhe binjaket nga Kosova motrat Duhani. Njëra quhet Margita dhe tjetra Margarita, dhe sapo kanë rrëmbyer cmimin ‘Best Interpret’ në edicionin e parë të Festivalit ‘Shkodra Fest’ që u mbajt në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër në një organizim shumë madhështor. Vajzat për këtë cmim janë ndjerë shumë mirë dhe mjat të vlerësuara, ndërsa statuja i është dhuruar atyre nga Artisti i madh i humorit shqiptar Zef Deda. Artistët e reja që kur ishin të vogla e kanë dashur muzikën, duke kënduar në shkollën fillore e më pas në shkollën e mesme talenti i tyre bie në sy më shumë. Binjaket e ëmbla janë nga Klina por jetojnë në Prishtinë dhe nga nisja e tyre duke kënduar në Shtëpinë e Kulturës ‘Jehona e Dukagjinit’ në Klinë, konkurojnë për herë të parë në një festival në Shqipëri dhe kthehen fituese. Kënga mban titullin ‘Sonte’ por mësojmë se motrat Duhani nuk do ti realizojnë ndonjë videoklip, pasi tashmë kjo këngë ka një cmim, për ndonjë video pritet të realizohet këngës së re që do të vijë. Ato vashkëpunojnë me kompozitorë të ndryshëm si: Naim Krasniqi, Fatos Canolli, Granit Gashin, Driton Sopën dhe të tjerë, por duken sikur janë në një zë, pasi kombinohen si mos më mirë me njëra-tjerën. Nuk na tregojnë se me kë do të donin të kishin një bashkëpunim tjetër, pasi një tashmë e kanë bëhet fjalë për këngën që kishte shumë sukses ‘Si bombon’ me Jetonin e Vogël, por një tjetër mund të vijë e kjo mund të jetë një suprizë e bukur për fansat e tyre. Një mbyllje e bukur e këtij viti për motrat Duhani dhe urojmë që edhe vitin 2015 që vjen të kenë vetëm suksese dhe të na sjellin vetëm hite.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0