TEKSTESHQIP
Motrat Mustafa - Më Fajsojnë Që S'pata Fëmijë
Motrat Mustafa
Më Fajsojnë Që S'pata Fëmijë

Kompozitori i këngës dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Ilir Berani.

Teksti :: Song Lyrics

A do të vijë dhe një herë pranvera?!
A do të çelin lulet përsëri?!
Qaj me lot, nanë, tu i palu kuferat,
Se prej nesër nuse s’jam n’këtë shtëpi.

Kujt ja fala, nanë, dhjetë vjet martesën,
Kujt ja fala lulen e rinisë...
Po më qesin, nanë, në udhë pa shpresë,
Më fajësojnë, oj nanë, pse s’pata fëmijë...

Refreni:
Shkoj në manastir,
Do të digjem në errësirë,
Sikur zjarri në kandila.
Shkoj në manastir,
Do të digjem në errësirë,
Se në shpirt m’i kanë vu grilat.

Dhe qaj me zemër të përvëluar,
Paskam dasht, oj nanë, njeriun e gabuar.
Dhe qaj me zemër të përvëluar,
Paskam dasht, oj nanë, njeriun e gabuar.

Unë e di se prapë do të vijë pranvera,
Do të çelin lulet përsëri...
Po për mua fushat janë me therra,
Jeta ime është ky manastir.

Kur të pendohesh pse më le të mjerë,
Mos pyet Zotin ku me m’taku.
Te lajthia ku të pashë t’paren herë,
Dheu i zi, o mu më ka mbulu...

Refreni:
Shkoj në manastir,
Do të digjem në errësirë,
Sikur zjarri në kandila.
Shkoj në manastir,
Do të digjem në errësirë,
Se në shpirt m’i kanë vu grilat.

Dhe qaj me zemër të përvëluar,
Paskam dasht, oj nanë, njeriun e gabuar.
Dhe qaj me zemër të përvëluar,
Paskam dasht, oj nanë, njeriun e gabuar...

Kontribuan:
Danchee,
Mila-a,
Mira,
Rrezze,
Teuta-denki,
Vlera
Komente 2