TEKSTESHQIP
Biografia
Naser Berisha, një emër që është sinonim i rokut në Kosovë, ka ndjekur një rrugë të jashtëzakonshme për të arritur statusin e tij të legjendës. Lindur më 26.02.1968 në Gjilan, ai filloi të eksploronte pasionin e tij për muzikën në moshën e adoleshencës, ku provonte gjithçka nga karate dhe futboll deri në fotografi, për të përfunduar në kitarë dhe këngë.

Në vitin 1984, së bashku me shokët e tij Shefqet dhe Zeqir Bajrami, Naseri themeloi bendin "Premiera", një grup që do të shënjonte një periudhë të artë në muzikën shqiptare. Me hyrjen e bateristit Luli, "Premiera" u bë një forcë e pazëvendësueshme në skenën muzikore, duke sjellë një frymë të re dhe energji në çdo performancë.

Gjatë gjashtë viteve të aktivitetit, bendi arriti që me pasion dhe shumë punë e mund të lërë një shenjë të thellë në muzikën e Kosovës. Hiti i tyre, si "Maturantët", e çuan bendin në majat e toplistave dhe i dhanë atyre një vend të veçantë në zemrat e fansave. Megjithatë, ndodhitë politike të kohës i detyruan të shpërbëhen në vitin 1993, duke i dhënë fund një periudhe të lavdishme dhe duke hapur një kapitull të ri në jetën e Naserit.

Pas shpërbërjes, dhe me pasigurinë që solli lufta në ish-Jugosllavi, Naseri vazhdoi të ndjekë pasionin e tij për muzikën. Kthimi në Kosovë solli një rifillim të fuqishëm me albumin "Jo Mos Thuaj", ku kënga "Do të doja" u shndërrua në një hit të papërmbajtshëm, që e ringjalli emrin e tij në skenën muzikore, duke i dhënë atij një rikthim triumfues.

Studimet në SAE College në Frankfurt, ku Naseri thelloi njohuritë në audio-inxhinjeri dhe marketing muzikor, ishin një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e tij. Këto njohuri e ndihmuan të krijonte dhe të promovonte albumin e tij të dytë me një strategji të avancuar, që i siguroi një sukses të ri dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj fansave të tij.

Naser Berisha, mbetet një figurë e jashtëzakonshme në muzikën shqiptare, me një zë të fuqishëm dhe një ndjesi të thellë për muzikën. Karriera e tij është një testament i talentit, pasionit dhe përkushtimit që ai ka për artin e rokut, duke e vendosur atë si një ikonë të vërtetë në historinë e muzikës shqiptare./Asdren AGUSHI - Gazetar

Si çdo fëmij ashtu edhe Naseri ne moshen shum te re filloi te kerkoj veten permes lloj -lloj sporti dhe aktiviteti tjeter si karate, futbpll, labor fotografish etj, por ne moshen 13 vjeqare ndalet ne vendin e duhur qe edhe sot eshte i lumtur se eshte ndalur aty pa hulumtuar boten me tutje, pra muzika,kendimi dhe kitara. Ne shkollen e mesme Naseri bashke me nje shok te klases dhe vllaun e tij( Shefqet dhe Zeqirja bajramin) formuan Band-in "PREMIERA" e me vone ju bashkohet edhe Luli si baterist, i cili funksionoi rreth 6 vite deri sa situata u keqsua aq shum sa nuk mbeti vend per muzik dhe ne vitin 1993 u shperbe Band-i definitivishte. Por gjate atyre 6 viteve per moshen qe kishin shum te re dhe mundesit qe ishin paten nje sukses shum te mire, pas inxhizimit (rexhistrim-it) ne radio Gjilan per her te pare me vone band-i arriti edhe inxhizimin (rexhistrim-it) edhe RTP dhe Xhirimin e pare ne TVP e atehershme me kengen "MATURANTET", e qe ne topliste arriten deri ne vendin e 2 te toplistes. Kurse per terminin e dyte i cli pas suksesit te mjaft te madhe, shum me shpejte ju rezervua ne RTP me 5 korrik 1990 deshti edhe fati ashtu qe deri sa Bandi po pregaditej per te shkuar ne Studio te RTP kishin ndodhur Gjera te tmerrshem I gjith stafi i RTP dhe TVP ishin debuar nga policia serbe kurse nga producenti i atehershem nje kroat i quajtur Marian i cili edhe ai ishte debuar nga studio ju drejtua bandit me keto fjal "Djem shkoni ne shtepi sepse nuk ka mbetur me kohe per muzik" dhe nga ai moment ne plotesishte te deshpruam fillon edhe mendimi per fundin e Bandit, por vullneti dhe deshira e madhe per muzik i shtyri qe edhe 2-3 vite te vazhdojme qe te punojme dhe shpresa per nje dite me te mire i mbante se bashku deri ne fillim te vitit 1993 kur definitivishte u shperndan ku Naseri dhe Luli zgjodhem rrugen e mergimit si e vetmja mundesi qe te shpetojme nga lufta e cila zhvillohen ne ish -jugosllavi. Gjate funksionimit te Band-it PREMIERA band-i shum paraqitje ne mundesit dhe ne kushtet qe kishin., kurse kenga Maturantet e cila ishte aktuale dhe e cila kishte nje sukses te madhe filloj te behet nje lloj "himn-i" per Gjeneratat e atehershme te cilat e perfundonin shkollen e mesme dhe ishim maturant. Kurse pas perfundimit te luftes ne Kosov dhe nje lloj Lirije qe erdhi, Naseri ju kthye muzikes ku mblodhi kenget e vjetra qe kishte me PREMIEREN dhe disa keng te reja dhe ne bashkepunim me Nazimi Rexhepin dhe Reshat Beqirin e perfundoi albumin e pare ne studion e Enis Presheves Uniqsound-studio me titull "JO" MOS THUAJ, ku e njejta keng ishte nje keng e cila ishte ne duet me Faraonin. Por pas nje "gabimit fillestar" qe e beri Naseri sepse albumin dual ne shitje kurse asnje videoklip nuk e percolli albumi nuk e pati edhe jehonen qe e pritej por pas ardhjes se tij serish ne kosov Naseri mesoj nga gabimi dhe e realizoi spotin e kenges "Do te doja" e cila keng ngadal por sigurte si nje shishe vere e mir dhe e vjeter u ngrit ne te gjitha toplistat deri ne vendine e pare gati se ne te gjitha Mediat ne Kosov, Shqiperi dhe Maqedoni, dhe pastaj pas prezences se tij ne TV si ne emisone per te rinje dhe poashtu edhe si mysafir direkt ne TV programe, i beri njerzit edhe me kurreshtar dhe albumi filloj te shitej me sukses te madhe pastaj shtohen konceretet si ne Kosov ashtu edhe jashte ne Diaspor, dhe nga ketu hapen rruget dhe Naserin dhe filloi te punoj per albumin e dyte. Por para se te filloj ne albumin e dyte Naseri vijon nje shkoll per Audio-inxhinjer ne SAE-Colleg ne Frankfurt te Gjermanise, ku perpos anes teknike qe meson per punen qe ne te ardhmen e pret ne studio, ai aty ka mundesin edhe te mesoi per biznisin dhe marketingun ne pergjithsi ne tregun e muzikes dhe te njejten dituri e perdor menjeher ku fillon punen organizative rreth puneve te albumit si ne anen muzikore ashtu edhe ne anen percjellse te albumit me marketing dhe strategji per te garantuar nje sukse te madhe per albumin e dyte. Duke kaluar vitet, ndryshohet edhe pamja e njeriut. Kështu ka ndodhur edhe tek Berisha, që dukja e tij është me të vërtetë ndryshe nga ajo qe jemi mësuar ta shohim, por zëri i tij nuk ka pësuar asnjë ndryshim, është po ai zë karakteristik. Në anën tjetër, Naser Berisha punon edhe tek Lëvizja Vetëvendosje, ku shpeshherë është parë afër Albin Kurtit.

Dhe me kengen "A me kujton" te cilen e percjell edhe Video-klipi kenga lansohet per 12 jave ne toplista te ndryshme dhe ne vitin 2003 si nje nder klipet me te mira Naseri ftohet ne "NETET E KLIPIT SHQIPTAR" ne Tirane. Kurse si nje lloj vazhdimsie ne mes albumit "Gjurmet" dhe albumit te tret i cili pritet te del ne ket vite (2005) Naseri sjell ne treg nje keng e cila quhej "HAJ SHKO..." dhe pas nje prezentimi te sukseshem neper TV kombetare ne Kosov dhe pas transmetimit ne 2-3 ditet e ardheme spoti ndalohet kinse per shkaqe te nje fjales, por e verteta qendron dikund tjeter sepse kenga ne fjal ishte nje Kritik e hapur ndaj te keqijave qe e kishin pushtuar Kosoven ne cdo aspekt dhe thuhet nje fjal e vjeter popullore se "kush e ka mizen mas veshit e prek veshin" dhe ndihet i sulmuar nga kritikat edhe pse ky videoklip ne Shqipri transmetohet pa problem deri ne diten e sotme. Komplet albumi punohet (aranzhohet dhe rexhistrohet ne Gjermani) ku bashkpunon me kompoziror dhe textshkrues shqiptar por edhe kompozitor dhe texshkrues gjerman, kurse te gjith aranzhmanet kryhen nga Axel M. Producent dhe Arranzher shum i sukseshem ne muziken Gjermane dhe internacionale (fitues qmimeve si ai EBBA -Awards ne Cannes 2004).