TEKSTESHQIP
Naser Berisha - Ha, Pi E Rri
Naser Berisha
Ha, Pi E Rri

Kompozitori i këngës dhe autor i lirikave janë vetë këngëtari, teksa për arranzhimin u kujdes Rinor Ukimeri. Pas një pune me pasion e dëshirë, ky projekt i ri mbërrin tashmë tek publiku me një paraqitje të kuruar edhe me një videoklip muzikor, i cili erdhi në platformat online me datë 28 Shtator 2025 dhe filloi të komentohej menjëherë.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Jeta është veç sot, e djeshmja s'ka ra'nsi
Neser s'dim çka vjen, qu e mos u shtri
Jeta është herë luftë, por shumë herë plot dashni
Shijoje momentin, se ai s'mundet me u n'gri

Vitet janë veç numra, se shpirti s'plaket kurrë
Jeto siç do vet, xhelozave mos ja n'gul
Shetit sa të munesh, por puno pak për jetë
Kryesoren mos e harro, meno edhe për shnet

Refreni
Ha, pi e rri, e knaqu qysh di
E kurrë mos ja nal, sa te jesh i ri
Provo gjithçka nga pak, mos le sen me t'ik
Se një ditë kur t'plakesh, munet me t'met pikë

Pasunia s'matet, sa Lek i ke palu
Ajo matet me, sa Lek i ke harxhu
Krejt çka kemi është koha, mos e n'drro për Lek
Dikur bohet vonë, kohën s'e zavendeson

Sot është dita jote, e ti je mbreti saj
Mos bon kalkulime, e kryet fort mos e qaje
Mos u tut nga vdekja, ajo nga lindja ka fillu,
Tutu nga tuta, jeten me jetu

Refreni
Ha, pi e rri, e knaqu qysh di
E kurrë mos ja nal, sa t'jesh i ri
Provo gjithçka nga pak, mos le sen me t'ik
Se një ditë kur t'plakesh, munet me t'met pikë

Ha, pi e rri, e knaqu qysh di
E kurrë mos ja nal, sa t'kesh mundësi
Provo gjithçka nga pak, mos le sen me t'ik
Se një ditë kur t'plakesh, munet me t'met pikë
Komente 0