TEKSTESHQIP
Naser Berisha - Lira
Naser Berisha
Lira

Vija melodike dhe teksti u krijua nga vetë artisti, teksa kënga u orkestrua bashkarisht nga Bb-Records. Nisur nga dëshira për të dhuruar sa më shumë emocione, ky projekt muzikor është lansuar tashmë tek audienca e gjerë me vlera artistike me një klip muzikor, i cili është transmetuar më 25 Mars 2026 dhe që nga dita e parë u komentua pozitivisht.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Viti '94, muaji dhjetor
Ishte ftohtë dhe binte borë
E befas para meje u shfaqe ti
Flokë kaçurrelë e sytë e zi

Mbeta unë i shtangur dhe trupi siç m'u ngroh
Nuk e dija se çka po ndodh
Për një çast i ndjeva si fluturat filluan
Në bark të më fluturojnë

Faleminderit që me mua je
Eliksir i jetës sime
Po të lutem kurrë mos më le
Gjersa fundi i jetës të vijë

Kur sëmundja më godiste rëndë e shumë vështirë
Gjeja prehrin tënd kokën për ta shtrirë
E ti më ledhatoje me duart e tua të arta
Jeta për mua fillonte nga e para

Dhe kështu kaluam çdo sfidë që solli jeta
Tani po u gëzohemi viteve të mbetura
Të plotësuar në jetë e me shumë gëzime
Ty së bashku me fëmijët ju do zemra ime

Faleminderit që me mua je
Eliksir i jetës sime
Po të lutem kurrë mos më le
Gjersa fundi i jetës të vijë

VIDEOKLIPE

Tags
Komente 0