TEKSTESHQIP

Naser Dula
Besome, Te Dua
Lyrics

Ka ca muaj që s’takohemi
dhe në një ditë plot re si kjo
shiun që bie mbi xham
me pika loti e krahasoj.

Kujtoj takimet dhe dëshirat,
fjalë të shqiptuara në errësirë,
sytë e tu, zemrën që dridhej.
S’të harroj dot, e kam vështirë.

Vetëm njëherë në gjoksin tënd
kokën ta mbështes unë,
të gjej prehje, paqe, qetësi.
Besomë, të dua shumë!

Kthehu prapë, kthehu sërish,
sytë e mi për ty lotojnë.
Unë ende të pres, të pres, ta dish
dhe kurrë s’do të them: “Je vonë!”