>
BIOSHQIP
Biografia
Familja e njohur e Mushtishtit, Fejza, është familje artistësh, bile të muzikës së mirëfilltë shqipe. Pjesëtare e kësaj familje është edhe motra e Shkurtes, e njohura Naxhije Fejza, e cila ka vite që me zërin dhe repertorin e saj të gjerë ka fituar fansa të shumtë gjithandej. Naxhija e mirënjohur, nga martesa e saj ka tre fëmijë, për të cilët gëzon një kujdes të shtuar, shkaku i rënies dëshmor të bashkëshortit të saj, Azem Behlulit.

Janë të njohura e të pëlqyera këngët e saj të shumta, të cilat kemi rastin jo rrallë t’i shohim e t’i dëgjojmë në radio dhe televizioneve të ndryshme shqiptare.

Në vitin 1996, Motrat Fejza publikojnë albumin "Sot O Kurrë".

Në vitin 2004, Motrat Fejza publikojnë albumin "Hajde Lule Kosovare".

Në Nëntor 2008, Naxhije Fejza merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Do Te Vij".

Në vitin 2009, Naxhije Fejza publikon albumin "Lulja Shqiptare".

Në Nëntor 2013, Naxhie Fejza merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "Moj Sevda".

Në vitin 2014, Naxhije Fejza publikon albumin "Këngë Dasmash".

Më datë 26 Qershor 2015, Shkurte Fejza & Naxhije Fejza publikojnë videoklipin "Për Ty Motër". Muzika e këngës u punua nga Shkurte Fejza, teksti u shkrua nga Bediha Emini, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Me këtë këngë, Shkurte Fejza & Naxhije Fejza marrin pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Në vitin 2016, Naxhije Fejza publikon albumin "Live 2016".

Më datë 29 Korrik 2022, Shkurte Fejza & Naxhije Fejza publikojnë videoklipin "Motrat". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Sami Aliu.