TEKSTESHQIP
Naxhije Bytyqi - Jetimat E Ballkanit
Naxhije Bytyqi
Jetimat E Ballkanit

Për kënaqësinë e të gjithëve, projekti u finalizua para publikut i ilustruar me profesionalizëm edhe me një klip muzikor, produksionin e të cilit e krijoi Donjeta. Ky videoklip u publikua më 17 Maj 2023. Kënga është kompozuar nga vetë këngëtarja, autor i tekstit është Ismajl Fazliu, ndërsa arranzhimi u krijua nga Fisnik Bajrami.

Teksti :: Song Lyrics

Lajme t’zeza përditë tuj ngu
Nuk mun menja as mej besu
Kur i sheh jetimat, me nanë
Pa ni shpi, as bukë pa ngranë

Qajnë jetimat me lot si shi
Kur ja qojnë çelsat për shpi
Nana e fmija e ndalin vajin
Ju rujt zoti, ju rujt zoti “Jetimat e Ballkanit”

REF:
Djem e çika aman, zaman
Kqyrni prind’t sa t’i keni gjallë
Dine mirë kush ju ka rritë
Se dhe ju, do t’vini n’këtë ditë
Vajton qyqja degëm degë
N’rrugë e sheh ni plak të shkretë
Krryle n’dorë menxi po ecë
Në shpi t’pleqve keq kanë mbetë

Lajmi tjetër zemrën ta therr’
S’po kanë pleqtë ni ven’ me nejt’
Sen nuk paska n’botë m’a zi
Babë e nanë mos m’i majt në shpi

I lumi zot ke mëshirë t’madhe
Qo shpëtim kur kem shumë halle
Lutje t’bojm për jetimë e pleqë
Për skamnorë, për skamnorë me lshu rahmet

REF:
Djem e çika aman, zaman
Kqyrni prind’t sa t’i keni gjallë
Dine mirë kush ju ka rritë
Se dhe ju do t’vini n’këtë ditë
Vajton qyqja degëm degë
N’rrugë e sheh ni plak të shkretë
Krryle n’dorë menxi po ecë
Në shpi t’pleqve keq kanë mbetë
Komente 0