TEKSTESHQIP
Nazmie Kasmi - Mësuesi Flokëbardhë
Nazmie Kasmi
Mësuesi Flokëbardhë

Kënga është kompozuar nga Maksim Shehu, ndërsa autor i tekstit është Skënder Rusi.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Ja hyn në klasë
Me buzëqeshjen tënde
O mësues i shtrenjtë
Flokëbardhë

Në bangë me ne
Vjen ngadalë dhe ulesh
Me sy na përkëdhel
Të gjithë me rradhë

Ne përherë do na kumbojë
I ngrohtë ky zëri yt
Në mes nxënesve ti do jesh
Në çdo stinë

Brezat rrite ti për atdheun
Dhe sot kudo i gjen
Dhe përherë ata nëpër vite
Të kujtojnë

Në zemrat tona
Hyn përherë i qeshur
O mësues i shtrenjtë
Flokëbardhë

Në bangë me ne
Vjen ngadalë dhe ulesh
Me sy na përkëdhel
Të gjithë me rradhë

Ne përherë do na kumbojë
I ngrohtë ky zëri yt
Në mes nxënesve ti do jesh
Në çdo stinë

Brezat rrite ti për atdheun
Dhe sot kudo i gjen
Dhe përherë ata nëpër vite
Të kujtojnë

Kontribuan:
Komente 0