TEKSTESHQIP

Neki Emra
Gurbetqar
Lyrics

Ah ky det që nuk ka gojë të flas,
Këta vapora që enden në këto dallgë,
Gjithë këta shekuj ky populli im
Je endur nëpër botë pa qare e pa derman,

Sa lotë, sa ndarje, ndër shekuj or vëlla,
Sa nënë e babë mbetën me shtëpi të zbrazët,
Sa festa e dasma mbetën pa ju parë
Pa ju shtëpia e vendi në heshtje do të qajnë!

Ku mbetët o Shqiptar o Gurbetqarë,
Të zhdukur e humbur anembanë!
Ku mbetët o Shqiptar,
Të ndarë e shpërndarë, të zhdukur e humbur anembanë!
Mos harroni nga i keni të parët, Mos harroni ku e latë nanën!
Mos harroni fëmijet ti mësoni, Gjuhën Shqipe kurr mos e harroni!

A thua do të vij një ditë
Ku ju të gjithë do të ktheheni
E femijut do ti flisni në gjuhën e nanës
E vëllau me vëllaun do ti bëni dasmat në shtëpinë e babës!
INFO
Ka material edhe për videotekën shqiptare, sepse ky materiali muzikor është lansuar para audiencës me vlera artistike me një videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 22 Maj 2022. Autor i melodisë dhe autor i fjalëve të tekstit është vetë këngëtari, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Florent Boshnjaku.