Neki Emra
Gurbetqar
Gurbetqar
Ky krijim muzikor prezantohet i punuar me videoklip muzikor, i cili është publikuar më 22 Maj 2022.
Teksti :: Song Lyrics
Ah ky det që nuk ka gojë të flas,
Këta vapora që enden në këto dallgë,
Gjithë këta shekuj ky populli im
Je endur nëpër botë pa qare e pa derman,
Sa lotë, sa ndarje, ndër shekuj or vëlla,
Sa nënë e babë mbetën me shtëpi të zbrazët,
Sa festa e dasma mbetën pa ju parë
Pa ju shtëpia e vendi në heshtje do të qajnë!
Ku mbetët o Shqiptar o Gurbetqarë,
Të zhdukur e humbur anembanë!
Ku mbetët o Shqiptar,
Të ndarë e shpërndarë, të zhdukur e humbur anembanë!
Mos harroni nga i keni të parët, Mos harroni ku e latë nanën!
Mos harroni fëmijet ti mësoni, Gjuhën Shqipe kurr mos e harroni!
A thua do të vij një ditë
Ku ju të gjithë do të ktheheni
E femijut do ti flisni në gjuhën e nanës
E vëllau me vëllaun do ti bëni dasmat në shtëpinë e babës!

- Publikimi: 22/05/2022
- Ora: 14:23
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Kamera:
Agon Dana
- Operues Droni:
Besim Mydyti
- Post Producer:
Agon Dana
Komente 0