TEKSTESHQIP
Biografia
Këndon kryesisht muzikën e mirëfilltë popullore, por që ka provuar edhe atë zbavitëse dhe ka pasur shumë sukses. Ai është i lindur më 11 gusht të vitit 1962 në Shkup, vjen nga një familje artdashësish që merren ndër vite me muzikë dhe interesimi i tij për muzikë ka nisur shumë herët që në fëmijëri, fillimisht në programet muzikore në shkollë pastaj i angazhuar edhe në shoqëritë kulturore artistike Emin Duraku dhe Ibe Palikuqi. Incizimet e këngëve të para profesionale i ka bërë në studiot e radio Prishtinës në Kosovë me orkestër profesional, ndërsa ka bashkëpunuar me kompozitorët më eminent të trevave shqiptare si Avni Mula, Çesk Zadeja, Shpëtim Saraçi, Aleksandër Lalo, Enver Shingjergji, Tish Daia, Tomor Berisha e të tjerë.
Gjatë karrierës së tij muzikore ka publikuar shumë këngë si dhe përpunime të këngëve të njohura popullore duke ndikuar kështu në kultivimin dhe ruajtjen e këtyre këngëve nder breza. Ka marrë pjesë në shumë koncerte në të gjitha trevat ku ka shqiptarë.